Ministri i Mbrojtjes i Izraelit pranoi sot se Tel Avivi vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniya, korrikun e kaluar në Teheran.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi drejtpërdrejt udhëheqjen e rebelëve “Huthi”, të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët po vazhdojnë të kërcënojnë me sulmet e tyre Izraelin, se do të pësojnë të njëjtin fat.
Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se ushtria do të godasë infrastrukturën strategjike të militantëve, si edhe udhëheqësit e tyre. Ky është pranimi i parë publik nga ana e Izraelit se qëndron pas vrasjes së liderit të Hamasit. /vizionplus.tv





