Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gamzent Bardhi, edhe në seancën e sotme plenare kërkoi që të zhvillojë intereplancë me kreun e qeverisë Edi Rama lidhur me çështjen “Becchetti”. Kryeministri nuk ëshë i pranishëm në sallë, ndaj kërkesës së Bardhit iu përgjigj ministri Taulant Balla.
Ai tha se kryeministri nuk është i detyruar që të vijë në Kuvend dhe të sqarojë një shpifje, pasi sipas tij nuk është e vërtetë që shteti shqiptar i ka paguar biznesmenit italian 130 milionë euro, ashtu siç pretendon opozita.
Bardhi: Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.
Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur. Ka patur një reagim publik të kryeministrit që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varet nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën. Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën… të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.
Balla: Kryeministri e ka të pamundur t’i përgjigjet kësaj kërkese për interpelancë ose më saktë të japë llogari për një shpifje të propaganduar. E them shpifje sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se shteti shqiptar i paska paguar 130 mln euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon të përplaset në gjyqe. Këtu kërkohet që të vijë kryeministri për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë se kush është detyrimi i kryeministrit që të paraqitet për të sqaruar një shpifje dhe dua po ashtu t’iu garantoj që jo vetëm kryeministri por të gjithë minsitrat janë të gatshëm të vijnë në çdo lloj forme kontrolli paramnetar, por vetëm kur kërkesa juaj të motivohet me fakte që mbrojnë interesin publik dhe në ansjë rast për kërkesa që bazohen në shpifje./vizionplus.tv





