Psikologia Lediona Braho, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për fenomenin TikTok dhe rrezikshmërinë që paraqet te fëmijët.
Braho tha se sot duhet përshtaur metodologjia për edukimin e fëmijëve, njësoj si dekada më parë.
Sipas psikologes fëmijëve dhe të rinjve ju duhen dhënë shembuj pozitivë për tu ndjekur.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ledjona çfarë po çedon me shoqërinë?
Braho: Është e trishtë dhe e frikshme, prandaj më lindi pyetja a ka mekanizma për të monitoruar gjuhën e urrejtjes. TikTok është një mjet, dhe kur bie në duart e fëmijëve dhe të rinjve, nuk dinë çfarë është e mirë apo e keqe, nevoja për të imituar është shumë e madhe. Mënyra se si ne i shikojmë gjërat burojnë nga teoritë e disa dekadave më parë për zhvillimin e femijëve. Ashtu si një adoleshent apo një i ri para 5 dekadash ka patur nevojë për identifiki, për model, të njëjtën gjë kanë nevojë fëmijët sot. TikTok kapërcen mbi 1 miliardë përdorues dhe gjysma e tyre janë mosha 10 deri në 20 vjeç. TikTok mbush hapësira.





