Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti për Shqipërinë...

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, Berisha kandidati...

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të...

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në...

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në...

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë,...

Guterres bën thirrje për ndaljen e luftimeve në Siri

5 Dhjetor 20:24

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ka nevojë për qasje të menjëhershme humanitare për të gjithë civilët që kanë nevojë për ndihmë në Siri dhe kthimin e procesit politik, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Që nga fundi i nëntorit, rebelët e udhëhequr nga islamistët, kanë nisur një ofensivë ndaj forcave të presidentit Bashar al-Assad, i cili mbështetet nga Rusia dhe Irani.

Rebelët, e udhëhequr nga grupi islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), kanë bërë përparime të mëdha në ditët e fundit, përfshirë edhe marrjen e Alepos, qytetit më të madh në Siri.

Më 5 dhjetor ata hynë edhe në Hama, qytetin e katërt më të madh të Sirisë, teksa forcat qeveritare thanë se u tërhoqën nga qyteti “për të mbrojtur jetën e civilëve dhe për të parandaluar luftimet në qytet”.

Guterres u bëri thirrje “të gjithë atyre që kanë ndikim të bëjnë punën e tyre” për të ndalur vuajtjen e popullit në Siri, duke shtuar se të gjitha palët e përfshira në konflikt, janë të obliguar që të mbrojnë civilët.

“Dhjetëra mijëra civilë janë në rrezik në rajonin që veçse është përfshirë nga lufta”, u tha Guterres gazetarëve.

Përveç marrjes së kontrollit të Alepos, dhe hyrjes në Hama, rebelët po ashtu kanë marrë nën kontroll 14 fshatra dhe qyteza dhe i janë afruar deri në 35 kilometra Bazës Ajrore Khmeimim, që operohet nga rusët.

Siria ia dha këtë bazë ajrore Rusisë më 2015, pasi Moska e ndihmoi Damaskun që ta kthejë rrjedhën e luftës civile në favor të tij.

Përveç HTS-së – që është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara – rebelët përbëhen edhe nga një grup ombrellë i milicive siriane që mbështeten nga Turqia, që njihet me emrin Ushtria Kombëtare Siriane.

Kombet e Bashkuara kanë thënë më herët se dhjetëra mijëra civilë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Guterres Siri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

më shumë...

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar në sytë e botës

më shumë...

Parashikimi i motit për sot, 23 maj 2026

më shumë...

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, Berisha kandidati i vetëm në garë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:03

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...

8:50

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti...

8:46

Parashikimi i motit për sot, 23 maj...

8:22

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD,...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Maj...

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

10:04

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as...

9:53

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën...

9:38

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e...

9:01

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime!...

8:35

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka...

7:52

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...

7:35

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund...

7:13

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion lufta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.