Tokat bujqësore në vend janë të limituara dhe shpesh, të keqmenaxhuara nga fermerët. Në Ditën e Tokës Bujqësore, pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës apeluan për ruatjen e saj.
“Shqipëria konsiderohet një vend me pak tokë, vetëm 0.2 hektarë tokë për fryme është më e ulët se mesatarja e be, më e ulët se mesatarja kombëtare çfarë nënkupton nevojën për ta ruajtur, mbrojtur pasuruar dhe uajtur për brezat që vijnë”, tha Prof. Dr. Fran Gjoka.
Shqetësim mbetet ndotja e tokave bujqësore dhe ndikimet që sjell ajo, duke kufizuar hapësirat për prodhim.
“Lidhet me presionet e mëdha mbi tokën bujqësore sot. Presione të cilat vijnë nga degadime te tokës, përdorim të pesticideve etj. Për këtë arsye e pamë të arsyeshme që të mblidhemi së bashku për tu dhënë mesazhin studentëve, të gjithë politikbërësve në ruajte dhe mirëmenaxhim të tokave bujqësore.
Shqetësimi për ndotjen e tokës në vendin tonë është relativisht i lartë, është shkalla e lartë të dëgradimit të tokës që vjen nga erozioni, për shkak se kemi një tërren pthujse ¾ kodrinoro malor, ndryshimet klimatike kanë sjellë zjarre që kanë ndihmuar rritjen e shkallës së erozionit,moskujdesi sa duhet në disa zona”, tha Prof.Dr Ferdi Brahushi – Përgjegjës Departamenti Mjedis Dhe Burime Natyrore.
Në konferencën e organizuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, u vu në dukje se Shqipëria ka rreth 700 mijë hektarë tokë, por një pjesë e konsiderueshme e saj ose nuk është produktive, ose nuk jep prodhim të plotë.





