Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë zhvilluan homazhe në memorialin e komandantit legjendar adem Jashari në Prekaz.
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin. Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, tha Konjufca.
28 nëntori përkon me ditën e lindjes së komandantit Jashari dhe gjithashtu me daljen për hetë të parë në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për nder të 28 Nëntorit, për herë të parë këtë vit është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal të Zvecanit në veri të Kosovës. Në një fjalim të shkurtër, kryetari i kësaj komune, Ilir Peci u shpreh i nderuar të ishte pjesë e një ceremonie të tillë.
Gjithashtu për herë të parë festa e flamurit u organizua edhe në Luginën e Preshëvës në Serbi nga Ambasada Shqiptare./vizionplus.tv





