Çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare? Kjo ishte një nga pyetjet që u ngrit në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Duke folur mbi ngjarjen e rëndë të një dite më parë në Tiranë, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari, gazetari Basir Çollaku tha se kjo situatë vjen pasi fëmijët sot po përdoren politikisht.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas tij fëmijët nxirren nga mësimi për të mbushur sallat politike, por për deputetin socialit Etien Xhafaj kjo është e pavërtetë.
Xhafaj tha se ai në asnjë moment nuk ka përdorur fëmijët në mitingje.
Pjesë nga biseda:
Çollaku: Duhet të heqim politizimin e edukimin. Merren nxënësit si tufë delesh për të mbushur një sallë. Në shumë vende të botës nuk do t’ja dijë kush është kryeministër, ministër. E kemi dëmtuar seriozisht këtë gjë.
Xhafaj: Unë kam 4 vjet deputet nuk kam bërë asnjëherë fushatë me fëmijë. Vit për vit kam mbledhur gjithmonë studentët ekselentë për tu thënë vazhdoni përpara. Në kohë fushate nuk i kam mbledhur ndonjëherë. 6 muajt e fundit mu tha që nuk mund t’i mbledhësh gjatë orarit shkollor. Problemi që vjen te politika vjen nga një gjë tjetër, është se ka të bëjë me faktin se ne sulomojmë institucionit.
Borakaj: A kemi besim te institucionet?
Xhafaj: A kemi besim te mësuesi, te polici?
Borakaj: Jo na ka humbur.
Xhafaj: Pse kishim?
Borakaj: Se vlerësosheshin sot, nuk vlerësohen. Pak para se të futeshim në emision një gazetar më tha që mësuesja e fëmijës tim është më e dobta që kishim në shkollë dhe ishte i alarmuar. /Vizionplus.tv/






