Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani Perëndimor nuk...

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të blinduara zbulimi

Sulm kibernetik i paprecedent! Hakerat nxjerrin në shitje të...

Gjermania regjistron nivelin më të ulët të lindjeve që...

Defekt në sistem i palës greke në Kapshticës, krijohen...

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5 viktima

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh...

Pas humbjes në zgjedhje, Orban ofron dorëheqjen nga drejtimi...

Ministri izraelit: Nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj Libanit

E rëndë në Turqi, i moshuari sulmon nëpunësin në...

U trajnuan nga ICITAP, certifikohen punonjësit e AMP

8 Nëntor 19:55

Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP.

Në të morën pjesë Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

“Certifikimi i oficerëve, që do të ndiqet nga grupe të tjera, është një vlerë e shtuar për strukturat tona, në funksion të mbikëqyrjes policore. Synimi ynë është të krijojmë një trupë profesioniste, me integritet të lartë, në përputhje me pritshmëritë e publikut”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai falënderoi ambasadën e SHBA-së në Tiranë, e posaçërisht përfaqësuesit e programit ICITAP në Shqipëri, për angazhimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në funksion të rritjes së kapaciteteve profesionale të strukturave të zbatimit të ligjit në varësi të Ministrisë së Brendshme, jo vetëm strukturave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, por edhe atyre të Policisë së Shtetit.

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, ata që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë, sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”, deklaroi E Ngarkuara me Punë, VanHorn.

“Këtë javë, ne miratuam në parim në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, projektbuxhetin për Ministrinë e Brendshme. Pa e fshehur krenarinë, dua të them se buxheti është më i madhi në këto 3 dekada, me fokus mbështetjen e investimeve. Për AMP-në, vitin e ardhshëm është garantuar mbështetja për forcimin dhe rritjen e efikasitetit me shtesë prej 3,4% në raport me planin e buxhetit të vitit 2024”, theksoi Hoxha.

 

Posted Under:
Aktualitet Anash
Tagged:
AMP Certifikim icitap Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Evropës

më shumë...

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të blinduara zbulimi

më shumë...

Sulm kibernetik i paprecedent! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e mijëra futbollistëve të njohur

më shumë...

Gjermania regjistron nivelin më të ulët të lindjeve që nga Lufta e Dytë Botërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:57

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani...

7:42

Kjo shenjë do të hyjë në një...

7:35

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të...

7:20

Sulm kibernetik i paprecedent! Hakerat nxjerrin në...

6:59

Gjermania regjistron nivelin më të ulët të...

6:54

Defekt në sistem i palës greke në...

6:39

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5...

6:12

Një shqiptar gjendet i vrarë në një...

6:04

A është vërtet më e vështirë për...

5:39

Pas humbjes në zgjedhje, Orban ofron dorëheqjen...

5:31

Ministri izraelit: Nuk kemi asnjë pretendim territorial...

5:29

“Me gjysmë kandidat nuk shkohet në Kuvend”,...

5:08

Rikonstruktohet rruga “Ramazan Shushku” në Shkozë, Ristani:...

5:02

E rëndë në Turqi, i moshuari sulmon...

4:52

SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:38

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në...

4:24

Trump: Teherani në kolaps, duan që SHBA...

3:52

Çfarë ndodh kur fillon të plakesh?!

2:58

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.