Mbahet sot në Budapest të Hungarisë, takimi i pestë i Komiteti Politik Europian, pjesë të cilit është edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë një konferencë të përbashkët me homologun e tij Hungarez Viktor Orban.
Agjenda e sotme parashikon një ditë të ngjeshur për 27 liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e tjerë të qeverive pretendente për në BE, duke nisur që nga Lufta në Ukrainë, emigracioni i paligjshëm, konflikti në lindjen e mesme, siguria ekonomike dhe energjia.
Lexo edhe :
Related Posts
Takimi nisi rreth orës 10:00 me pritjen zyrtare të delegacioneve të të gjithë liderëve të BE dhe po vijohet me seancat e diskutimit, mes të cilave do të ketë edhe hapësirë për takime dypalëshe, sesione raportimi dhe pritet të finalizohet me një konferencë të përbashkët rreth orës 17:30 mes Kryeministrit Edi Rama dhe Viktor Orban.
Aktiviteti po drejtohet nga Kryeministri vendas me praninë e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
Ky është takimi i 5 i Komunitetit politik Europian që mbahet në Budapest dhe takimet shërbejnë për të krijuar një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të cilat ndodhen në kontinentin Europian pavarësisht nëse disa prej tyre janë apo jo pjesë e unionit.
Mbledhjet përcjellin mesazhe të forta uniteti, realizojnë takime dypalëshe apo diskutojnë përgatitjet për përballimin e fatkeqësive natyrore.
Në pranverën e ardhshme takimi i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë.






