Kosova konfirmoi momentin e mirë duke marrë fitoren e dytë brenda pak ditësh në ligën e kombeve.
Dardanët mundën në shtëpi 3 me 0 Qipron, kundërshtar të cilin e kishin mundur lehtë në muajin shtator edhe në transfertë. Momenti i mirë i skuadrës së trajnerit Franko Foda u reflektua në fushën e lojës gjatë gjithë kohës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Dominimi vendas u konkretizua me gol në minutën e 30, gol i shënuar nga kapiteni dhe lideri i skuadrës, mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani.
Në pjesën e dytë të zotët e shtëpisë mbyllën ndeshjen pa i lënë asnjë shans kundërshtareve.
Fillimisht realizoi golin e dytë Ermal Krasniqi, ai i cili qe protagonist edhe në fitoren kundër Lituanisë pak ditë më parë.
Më tej pak pas mesit të pjesës së dytë ishte Sahiti që shënoi edhe golin e tretë për dardanët.
Fitorja e tretë në 4 ndeshje për Kosovën e cila me 9 pikë ndjek Rumaninë.
Këta të fundit nuk gabuan as në Lituani duke fituar 2 me 1 falë golave të Razvan Marin dhe Dragush.
Rumunët janë të pagabueshëm deri tani, me 4 fitore në po kaq ndeshje./vizionplus.tv





