Largimi i parakoshëm nga jeta i Gerti Bogdanit ka qenë temë diskutimi në çdo hapësirë mediatike. Gerti Bogdani ndërroi jetë nga arresti kardiak një ditë më parë.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, avokati Enea Çenko ka rrëfyer eksperiencën e tij personale, pasi ai u godit një muaj më parë nga arresti kardiak, por fatmirësisht arriti ta përballojë.
Çenko ka treguar se falë Zotit dhe mjekëve, ai arriti të qendrojë në jetë.
Pjesë nga biseda:
Enea Çenko: Falenderoj Zotin që ja kam dalë.
Borakaj: Para sa kohësh ka ndodhur?
Enea Çenko: Një muaj bëj nesër.
Borakaj: Kishe shenja paraprake?
Enea Çenko: Jo nuk kisha, ndiqesha me disa ilaçe. Duhet theksuar fakti që duhet të kemi besim te mjekësia shqiptare, ka mjek shumë të aftë, shumë të mrië.
Borakaj: Sa ka qenë koha?
Enea Çenko: Për një kohë të shkurtër mjekët bëjnë gjithçka. Falenderoj doktor Armand Gjanën.
Borakaj: Shyqyr Zotit.





