Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e dhënë më herët atë të arrestit me burg për Plaurent Dervishajn në kuadër të dosjes ‘Asgjë nuk harrohet’, dosje ku përmes hetimeve SPAK arriti që të zbardhë vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamës i cili u ekzekutua me tritol bashkë me shokun e tij Artan Arsi.
Përpara togave të zeza dhe prokurorit të posaçëm i arrestuari Plaurent Dervishaj ka mohuar që të ketë lidhje me këto krime ku e ka deklaruar veten e tij si të pafajshëm.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë ai ka thënë se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as ekstradim dhe as deportim, por ai e ka quajtur rrëmbim personi.
Në gjyq ai ka treguar se është marrë me forcë nga banesa nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara dhe më pas është sjellë në vendin tonë për tu përballur me drejtësinë.
Dervishaj: Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se më rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat.
Dervishaj ka thënë se për disa ditë ka qëndruar në stacionin e policisë dhe më pas e kanë hipur në avion ku e kanë sjellë në Rinas ku dhe është arrestuar nga policia.
Ndërkohë policia deklaroi më herët se Plaurent Dervishaj si dhe Julian Meçe janë ekstraduar në Shqipëri në kuadër të një operacioni të fshehtë dhe të shpejtë mes autoriteteve të vendit dhe atyre në Dubai.
Të enjten Dervishaj dhe Meçe dolën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë në lidhje me atentatin në vitin 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i kësaj të fundit Andi Maloku./vizionplus.tv









