Nga Saranda, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, kërkoi masa konkrete dhe gatishmëri të plotë nga ana e uniformave blu, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Gjatë takimit me drejtues të policisë vendore, ai shprehu shqetësim mbi disa problematika të konstatuara.
“Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licenca të dhëna, njësoj, për operatorë, që kanë ‘hobby’ lundrimin dhe ndaj operatorëve, që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri.
Ndërkohë gjatë kësaj fundajave Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në të gjithë vijën bregdetare në vend kanë bllokuar 44 mjete lundruese.
Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë.





