Nisja e sezonit turistik duket se ka ndikuar në zhvlerësimin e mëtejshëm të euros dhe monedhave të tjera kundrejt lekut.
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë nga tregu valutor tregojnë se Euro paraqitet në kuotat më të ulta historike kundrejt lekut.

Mësohet se euro është këmbyer sot me mesatarisht 100.33 lekë, tregues ky që është ndër më të ultit kundrejt monedhës shqiptare që prej momentit kur euro është futur në treg.

Ndërkohë, paundi britanik vërtitet mes 117-118 lekëve, ndërsa dollari amerikan ka humbur 0.29 pikë sot duke iu afruar kufirit të 92 lekëve.

/vizionplus.tv





