Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

Arrestimi i Ilir Beqajt, SPAK del me njoftim zyrtar, abuzimi me fondet e SASPAC

4 Korrik 13:59

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SPAK njofton se ish-ministri, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut, ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fictive. Sipas hetimeve rezulton se të paktën tetë prokurorime publike janë kryer në mënyrë fiktive, pasi fituesit janë paracaktuar më herët.

Lexo edhe :

Related Posts

U arrestuan ditën e djeshme, Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij dalin sot para GJKKO

Prokuroria e Posaçme informon se Ermal Kurtulaj është emëruar nga Ilir Beqaj në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR në SASPAC.

“Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës”, njofton SPAK.

Po ashtu, ish-ministri dyshohet se ka investuar shumë të majme parash në formën e blerjes së pajisjeve të ndryshme, ku në fakt vlerat monetare janë investuar në një restorant.

“Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ish-ministri akuzohet edhe për fshehje pasurie.

“Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K.

Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi”, theksohet në njoftim.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Beqaj SPAK

Nga e njëjta kategori

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

më shumë...

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

më shumë...

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

më shumë...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

6:36

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.