Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shiroke, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

30 Qershor 10:51

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. Ndërsa punonjësit e ASHK-së Shkodër akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj.

Më konkretisht, ka rezultuar se shtetasja A.D., pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, i cili po ndërtohej nga shtetasja S.K., në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së kallëzueses, ka kallëzuar në prokurori faktin se punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër, nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht prej saj.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr.1179/2021, rezultoi se shtetasit E.K. dhe M.H., inspektorë pranë IMT-së Bashkia Shkodër, edhe pse ishin njoftuar për kryerjen e ndërtimit të paligjshëm dhe ishin ngarkuar për verifikimin e ankesave të kallëzueses, pasi kanë shkuar në terren, nuk e kanë evidentuar këtë fakt në një procesverbal konstatimi, duke raportuar se nuk ishte konstatuar asnjë ndërtim i ri, në një kohë kur nga këqyrja e bërë nga ana e policisë gjyqësore, është provuar ndërtimi i këtij objekti të ri. Madje, për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti është dënuar me vendim të formës së prerë edhe ndërtuesja e tij, shtetasja S.K.

Ndërkohë, pas hetimit lidhur me legalizimin e objektit informal të ndërtuar nga shtetasja S.K., si dhe pas thellimit të hetimeve edhe për 9 raste të tjera të legalizimit të objekteve informale po në zonën e Shirokës, Shkodër, ka rezultuar se procedura e legalizimit të tyre është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi zona ku ndodhen objektet përkatëse është e mbrojtur me status të veçantë si rezervat natyror i menaxhuar, e për pasojë, legalizimi i tyre ka qenë i ndaluar. Lidhur me legalizimin në kundërshtim me ligjin të këtyre objekteve informale janë marrë të pandehur shtetasit A.D, B.L., E.B., F.T., I.SH., S.S. dhe B.K., me detyrë specialistë dhe përgjegjës të sektorit të legalizimeve pranë ASHK-së Shkodër në kohën e përfundimit të procedurave respektive./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Ndertime pa leje Prokuroria e Shkodrës shiroke

Nga e njëjta kategori

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

më shumë...

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

më shumë...

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

më shumë...

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

6:36

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi, këto 5 shenja Horos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.