Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

Rritja e pagave për bashkitë, Mazniku shpjegon skemën e re, pritet riorganizim

10 Qershor 11:31

Qeveria ka njoftuar se do të ketë rritje page për administratën në muajin korrik, por pushteti lokal duket se nuk do të përfitojë në të njëjtën kohë. Arbian Mazniku sqaron në emisionin “E-ZONE”  se skema që do të aplikohet është gati dhe pritet të marrë vulën nga qeveria gjatë këtij muaji, por më pas janë këshillat bashkiakë që do të përcaktojnë nivelet e pagave të tyre. Por kush do të përfitojë rritje page?

“Të gjitha ata që kanë statusin e nëpunësit civil që në njësitë vendore ne mendojmë se janë 8.500-9.000 persona do të kenë një përafrim të pagave, për të njëjtin pozicion pune pavarësisht se në cilën bashki punojnë. Të gjithë ata me status do t’i njehsohet paga. Ndërsa rritje do të kenë edhe stafet politike, që ne mendojmë se janë vetëm 1.000 individë. Skema e propozuar përfshin edhe rritjen e pagave për kryetarët e 61 bashkive”,  sqaroi Mazniku.

Skema e propozuar nga ministria e linjës parashikon që paga e një specialisti deri në 90 mijë lekë maksimalja, ndërsa një përgjegjës sektori në 115 mijë.  A do munden bashkitë të miratojnë tavanet e propozuara?

“Një pjesë të mirë të kostos dhe faturës financiare do ta mbështesë qeveria. Ndërsa një përqindje që do të miratohet se sa do të jetë do ta kenë vet bashkitë. Cilado bashki që i ka mundësitë financiare, do t’i rrisë vet pagat në maksimumet e prezantuara në skemë. Ata që nuk i kanë mundësitë do të qëndrojnë në kufijtë minimale që ne do të miratojmë”, sqaroi Mazniku në “E-ZONE”. 

Por projekti i ristrukturimit të 61 bashkive, pjesë e të cilit është edhe reforma e pagave për punonjësit vendor, ka shtuar ethet mes tyre për shkurtim të mundshëm të vendeve të punës.

“Nuk jemi duke biseduar për shkurtime punonjësit në mënyrë specifike në këtë moment. Kjo është një çështje e autoritetit të bashkive. Çfarë po diskutojmë aktualisht është ristrukturimi se si duhet të ndahen funksionet brenda bashkive. Kemi parë ogranigramën në 61 bashki dhe kemi gjetur mbivendosje funksionesh”, tha Mazniku në Vizion Plus.

Por një gjë është e sigurt, projekti i riorganizimit të bashkive do të shoqërohet me ndryshime funksionesh, që nënkupton ulje-ngritje në detyrë. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
Arbian Mazniku e zone Rritje pagash

Nga e njëjta kategori

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

më shumë...

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma VIP, zbulon raportin me Flor Mumajesin

më shumë...

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në Liban

më shumë...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

6:36

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi, këto 5 shenja Horos...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.