Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Osmani ka ndarë detaje nga biseda përmes një postimi në platformën X.
Presidentja thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë aplikimi i Kosovbës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social X.
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo’s membership in the @CoE.
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Gjermania e Franca kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin në Kushtetuese të drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./vizionplus.tv





