Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen...

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Atentati ndaj ish-prokurorit, GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën, kërkoi masë më të butë sigurie

5 Prill 09:57

Ramazan Rraja, i burgosur për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka kërkuar masë më të butë sigurie, por Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e tij.

Në 7 shkurt 2024, Ramazan Rraja i bëri kërkesë gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Revokimi te masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar, sa vite burg kërkoi SPAK për Ramazan Rrajën
U arrestua për atentatin ndaj ish-prokurorit/ Ramazan Rraja kërkon lirimin, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

Lidhur me këtë kërkesë GJKKO vendosi sot “mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. nëpërmjet mbrojtësit të tij av. Elton Hyseni, ndaj disponimit nr. 57 akti, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Rraja u arrestua në prill të vitit 2023 pas një kohe të gjatë në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës në vitin 2019.

NJOFTIMI

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 68 akti, datë 27.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues R.Rr., ndaj vendimit nr. 57, datë 07.02.2024 të gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit nën hetim Ramazan Rraja me vendimin nr. 308 akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”, dhe vendosi:

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. nëpërmjet mbrojtësit të tij av. Elton Hyseni, ndaj disponimit nr. 57 akti, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, u arrestua mbrëmjen e 19 prillit (2023) nga policia, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje.

30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës. Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në 20 janar 2023 për atantatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor të vitit 2022, edhe për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj./vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë një 20-vjeçar! Të plagosurit nisen drejt Traumës me helikopter

më shumë...

Makina bie në greminë në Kurbnesh të Mirditës, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

më shumë...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime të mazhorancës. Mes tyre, “Diella” dhe Endri Shabani

më shumë...

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

9:32

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

8:46

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e...

8:44

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7...

8:27

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të...

7:35

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli:...

7:21

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të...

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.