Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 April 2026
Vizion fokus

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit në darkën...

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të hënën, do...

A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici:...

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta mbajmë vetëm...

Sulmi me armë në darkën e Trump, autori nuk...

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i...

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës...

Ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman, pasi...

U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan,...

Atentati në Lezhë, viktimat burrë e grua, trupat ende...

OKB: Çereku i popullsisë së Gazës është një hap larg urisë

28 Shkurt 10:50

Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës – 576.000 persona – janë një hap larg urisë, ndonëse edhe pjesa tjetër e popullatës ka nevojë të madhe për ushqim dhe për pasojë disa kamionë me ndihma janë plaçkitur prej njerëzve të uritur, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

Punonjës të zyrës së OKB-së për Ndihma kanë thënë se situata në Gazën me 2.3 milionë banorë është shumë e zymtë dhe ka mundësi që situata të përkeqësohet edhe më shumë.

Ai ka thënë se përveç çerekut të popullatës që përballet me uri, një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës, janë duke u përballur me “kequshqyerje akute”, dhe trupi i tyre po dobësohet.

Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, ka thënë se ky është “niveli më i keq i kequshqyerjes në gjithë botën”.

Ai ka paralajmëruar që “nëse asgjë nuk ndryshon, uria është e pashmangshme në veri të Gazës” – shënjestra e parë në kuadër të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke i marrë 240 pengje.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Si shembull të prishjes së rendit civil, Skau e ka përmendur se organizata që drejton ai ka rinisur dërgimin e ndihmave në veri të Gazës tre javë më parë.

Mirëpo ai ka thënë se përgjatë rrugës, kamionët janë sulmuar me armë zjarri dhe janë plaçkitur.

“Në destinacion ata po shohin njerëzit jashtëzakonisht të uritur”, ka thënë ai.

Për këtë arsye, Skau ka thënë se Programi Botëror i Ushqimit e ka pezulluar ndihmën atje, derisa të ketë kushte për operim të stafit.

Zëvendësambasadori izraelit në OKB, Brett Miller, ka thënë se ndonëse ushtria e vendit të tij është duke e luftuar Hamasin, Izraeli po bën “gjithçka që mundet për t’i mbrojtur civilët”, dhe është duke punuar vazhdimisht me organizata të ndihmës.

Ai e ka akuzuar OKB-në që po refuzon të dërgojë ndihmë në veri të Gazës, si dhe disa zyrtarë të OKB-së, që sipas tij, po tentojnë të fajësinë Izraelin për situatën e krijuar

Prej nisjes së ofensivës në Gazë, besohet se janë vrarë rreth 30.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza OKB Popullsia

Nga e njëjta kategori

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

më shumë...

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente

më shumë...

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të hënën, do të informohet për progresin e negociatave me SHBA-në

më shumë...

Sa pak flitet për dinjitetin në punë. Banka Kombëtare Tregtare, punëdhënësi më i mirë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:09

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit...

9:41

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

9:04

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të...

8:37

Sa pak flitet për dinjitetin në punë....

8:11

A po e injoron qeveria krizën e...

7:52

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta...

7:31

Sulmi me armë në darkën e Trump,...

7:01

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

6:06

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë...

5:50

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën...

5:31

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin...

5:09

Ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në...

4:21

“Po fiksojmë çdo provë”, drejtori i Policisë...

4:13

Atentati në Lezhë, reagon policia, viktimat burrë...

3:52

U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku...

3:38

Atentati në Lezhë, viktimat burrë e grua,...

3:29

Sytë, më të prekurit nga alergjia, mjekët:...

3:24

Rritet kërkesa për prona në bregdet, ekspertët:...

3:20

Shkollat, “treg” për trafikantët: Duan të krijojnë...

3:01

Ambicia e Braçes për kryeqytetin, deputeti i...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan, ky ësht...
  • Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më parë, Erica Kirk...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 42-vjeçari
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.