Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
04 May 2026
Vizion fokus

Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet...

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon gjyqtaren Irena Gjoka

Dy fëmijë të vdekur nga aksidenti, Koçiu shkon për...

Rutte pas vendimit të Trump për tërheqjen e 5,000...

Irani kërcënon SHBA-të për Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet...

Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Ilir Metës...

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron...

Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Europian: Një...

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, policia: Nikoll...

Kryeministri Rama sot në Armeni, merr pjesë në Samitin...

Balla: Hetimi i plotë dhe zbardhja sa më shpejt të ngjarjeve të vjetra kriminale detyrë kryesore e Policisë dhe Prokurorisë

16 Dhjetor 17:02

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në Bajram Curri, ku u takua me punonjësit në Komisariatin e Tropojës. Balla vlerësoi punën e forcave të rendit në rritjen e sigurisë në tërësi, e posaçërisht për kujdesin e shtuar ndaj numrit të lartë të turistëve. Më tej ai kërkoi hetimin e plotë dhe zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve të vjetra kriminale.

‘Asnjë ngjarje kriminale me numrin e lartë të turistëve, që erdhën për të shijuar burimet e bukura natyrore. Kemi arritur në konkluzionin se forca dhe sundimi i ligjit në Tropojë është në koeficientin më të lartë dhe merita i takon secilit prej jush, drejtuesve dhe mbi të gjitha banorëve të zonës. Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë turistë, duhet rritur përgjegjësia. Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore. Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi. Publiku na vlerëson për çdo hap që hedhim edhe në këtë drejtim’, deklaroi ai.

Ministri foli për domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve policore, kundër armëmbajtjes pa leje.

‘Duhet dekurajuar armëmbajtja pa leje. Do të minimizosh fenomenin e ngjarjeve kriminale, lufto armëmbajtjen pa leje! Sepse pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodhin në gjaknxehtësi dhe posedimi i një arme pa leje është burim i një krimi të rëndë, kundër jetës së një personi. Thirrje banorëve, t’i vetëdorëzojnë armët pa leje. Na duhet të rritim komunikimin me komunitetin. Do të nisim një fushatë, vitin e ardhshëm, duke incentivuar dorëzimin e armëve pa leje’, apeloi ministri.

Ministri tha se puna duhet të intensifikohet në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndaj pronës dhe mjedisit. Këto mbeten sipas tij, ndër detyrat kryesore të Policisë dhe Prokurorisë.

‘Punën e policisë do ta bëni ju, ministri do të bëjë punën për trajtimin e duhur financiar të PSH. Jam i gëzuar që ditët në vijim bashkë me KM do të shkojmë tek policët që kanë fituar kredi falas për banesa nga qeveria. Janë mbyllur 92 të parat, vitin e ardhshëm do jenë 300 kredi dhe 500 pas 2 vitesh. Me aktin normativ kemi siguruar fondin për pagesën e ushqimit, për çdo punonjës policie, mbi 1 milion lekë (të vjetra) në vit. Me fondin që kemi përcaktuar për rritjen e pagave për 2024, synoj të shkojmë tek një rritje 30% të pagës së çdo polici, nga 1 korriku 2024, duke i dhënë prioritet nivelit bazë. Duhet të gjejmë një zgjidhje edhe për orët jashtë orarit’, deklaroi Balla./vizionplus.tv

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
Balla ngjarjet kriminale policia Prokuroria tropoje

Nga e njëjta kategori

Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

më shumë...

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon gjyqtaren Irena Gjoka

më shumë...

Dy fëmijë të vdekur nga aksidenti, Koçiu shkon për ngushëllim në Durrës, thirrje për respektim të rregullave: U prehshin në paqe engjëjt e vegjël

më shumë...

Ndalohet në Rinas një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:28

Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet...

12:23

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon gjyqtaren Irena...

12:08

Dy fëmijë të vdekur nga aksidenti, Koçiu...

11:40

Ndalohet në Rinas një shtetas turk i...

11:30

“Pastruan” para me vlerë 500 mijë euro,...

11:12

Rutte pas vendimit të Trump për tërheqjen...

10:59

Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet në Tiranë...

10:32

Irani kërcënon SHBA-të për Ngushticën e Hormuzit,...

10:28

Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e...

10:08

Sot u jepet lamtumira dy vogëlushëve që...

9:52

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur,...

9:37

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz,...

9:36

8-vjeçari kalon rrezikun për jetën, banorët ende...

8:57

Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik...

8:55

“Mund të planifikoni një udhëtim”, parashikimi i...

8:48

Java nis me diell, si do të...

8:31

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur,...

8:02

Kryeministri Rama sot në Armeni, merr pjesë...

11:12

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po...

10:22

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshm...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.