Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Gabimi im më i madh si deputet i PS,...

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e vjetër në...

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1...

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri që mori...

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në protestë? Surprizon...

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi në dhunë...

Analiza/ A po shkatërrohen vlerat bazë të demokracisë?

25 Shtator 08:47

Në Gjermani ka shpërthyer debati pas publikimit të një studimi mbi botëkuptimet me sfond ekstremist të djathtë në Gjermani. Gjermania ka një problem, sipas autorëve, kthesë djathtas dhe distancim nga demokracia.

Sipas studimit të fondacionit “Friedrich Ebert”, i afërt me Partinë Socialdemokrate, SPD, gati çdo i 12 person i rritur në Gjermani ka një botëkuptim ekstremist të djathtë. Qëndrimet ekstremiste të djathta janë rritur në masë shqetësuese, sipas studimit që thirret “Studimi i qendrës së shoqërisë”. Sipas Prof. Beate Küpper një prej autorëve të studimit, kjo është diçka që në këtë dramacitet nuk e kishim menduar. Disa madje distancohen hapur nga vlerat demokratike dhe madje shkojnë deri aty sa të miratojnë edhe dhunën, të tjerë e shprehin këtë më me dyshim e shpesh kemi të bëjmë me njerëz që politikisht e shohin veten në qendër të shoqërisë, sipas Küpper, e cila u shpreh për këtë studim në një intervistë për televizionin gjerman, ZDF.

 

Sipas studimit një pjesë e atij që njihet si mesi i shoqërisë ka humbur besimin tek institucionet demokratike dhe funksionimi i demokracisë. Krahasuar me studimin e mëparshëm gati 2/3 e të anketuarve kanë pozicione konspirative dhe populiste. Në studimin aktual të mesit të shoqërisë gati 30%, dy herë më shumë se përqindja e studimit të kaluar e miratojnë formulimin: “Partitë qeverisëse e gënjejnë popullin.”

 

“Për çështje komplekse të kohës kërkohen gjithnjë e më shumë zgjidhje të thjeshta”

 

Sias studiueses Küpper arsyet për këtë zhvillim lidhet “pjesërisht me pasigurinë, që kushtëzohet nga disa kriza të fundit, duke filluar me pandeminë e Coronës tek lufta e Ukrainës, inflacioni dhe ndryshimi i klimës.” Interesante, sipas Küpper, është që vetëm 31% e të anketuarve përgjigjen se janë personalisht të prekur nga krizat.

 

Pjesa më e madhe, 55% e kolektivizojnë këtë pasiguri dhe theksojnë se Gjermania është shumë e prekur. Kjo bën që narrativat për krizat e shumëfishta dhe gjoja shpjegimet e qarta për to të depërtojnë në mesin e shoqërisë gjithnjë e më shumë. Për këtë punojnë prej kohësh forcat e ekstremit të djathtë, thekson Küpper, për ZDF. “Thënë përmbledhtazi për çështje komplekse të kohës synohen dhe kërkohen gjithnjë e më shumë zgjidhje të thjeshta.”

 

Ky studim duhet të na shqetësojë, sidomos në lidhje me pranimin hapur të një ideologjie ekstremiste të djathtë. Por sipas Küpper të bën optimist fakti që sipas studimit “rreth tre të katërtat e të anketuarve e mbështesin shoqërinë e hapur. Dhe shumë vetë i kuptojnë sfidat dhe janë të gatshëm të veprojnë me guxim dhe në formë demokratike.” Kështu për shembull 75% e të anketuarve janë të mendimit, se për shkak të luftës në Ukrainë duhet të përshpejtohet zgjerimi i energjive të rinovueshme. Prof. Küpper kërkon që të kemi kujdes që të mos na shkasin duarsh vlerat demokratike. Sepse demokracia nuk do thotë vetëm kërkesa, por edhe përgjegjësi e të gjithëve që ajo të funksinojë.

 

Me shqetësim e ka analizuar edhe gazeta “Freie Presse” këtë studim. “Kjo është vlera më e lartë e matur ndonjëherë, që kur ka filluar të bëhet ky studim. Kjo është shqetësuese. Dhe shtron pyetjen: Nga vjen kjo? Përgjigja për këtë është shumë komplekse, dhe duhet të ketë shumë shkaqe, jo vetëm një. Për disa diskutohet shpesh; inflacioni, imigrimi, ekstremistët e djathtë dhe populistët në parlamente. Por ka edhe një arsye tjetër që shpesh harrohet. Demokracia ende vuan pasojat e pandemisë së Coronës. Për këtë të flet edhe rritja e hovshme e vlerës së sondazhit që mat qëndrimet ekstremiste të djathta. Më parë vlera e atyre që kishin një botëkuptim ekstremist të djathtë nuk i kalonte 2,95, dhe nuk u rrit edhe në vitet 2016 dhe 2016, të përcaktuara nga kriza e migracionit.

 

Për të realizuar studimin që publikohet në ritëm dy vjeçar janë pyetur në mënyrë përfaqësuese 2027 vetë nga mosha 18 deri në 94 vjeç. Partner shkencor është Instituti për Studimet e Konfliktit dhe Dhunës i Universitetit të Bielefeldit. Mbi bazën e këtyre të dhënave analizohen sfidat aktuale dhe të ardhshme për demokracinë dhe shoqërinë në Gjermani./DW/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Analize demorkaci parime Vlera

Nga e njëjta kategori

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj: Ja e vetmja gjë që i vlerësoj!

më shumë...

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

më shumë...

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani kosherja e zezë

më shumë...

Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk ka humbur besimi në qeverisje, në Shqipëri ka demokraci

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

9:52

Gabimi im më i madh si deputet...

9:46

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e...

9:33

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen...

9:31

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri...

9:18

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në...

9:13

Ndryshojnë kriteret për mësuesinë, ja sa duhet...

8:56

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi...

8:54

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen tre persona,...

8:48

Protesta në Shqipëri, ambasada e SHBA thirrje...

8:24

E rëndë në SHBA, 62-vjeçari vritet për...

8:20

Studim: Stresi kronik mund të ndihmojë sëmundjen...

7:56

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e...

7:50

Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4...

7:24

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi...

7:04

Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk...

6:34

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.