Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Lama: Ndërkombëtarët po ‘përkëdhelin’ Serbinë, por Kurti ka gabuar

23 Qershor 20:44

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar situatën e krijuar në veri, ndërsa thekson se qasja e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë ka ndryshuar së fundmi.

 

 

Kryeministri Rama paralajmëroi një përplasje me armë mes grupeve në veri, a ekziston vërtetë ky rrezik?

 

“Mendoj që potenciali për të eskaluar situata në veri të Kosovës është jashtëzakonisht i lartë, besoj që është parë disa herë kjo në vitet e fundit e sidomos në muajt e fundit. Eskalimi i një konflikti të armatosur është pak problem të thuhet sepse janë trupat e KFOR-it, trupat e NATO-s, por sigurisht që situata është e tensionuar. E dëgjova sot konferencën për shtyp të Ramës dhe ai ngre shqetësimin jo vetëm për Kosovën, por në kuadër të rajonit sepse sigurisht që çfardolloj lloj tensioni në Kosovë reflektohet edhe në rajon dhe çdo iniciativë që do të mund të sillte sadopak paqe dhe shtensionim do të ishte e mirë, por kam përshtypjen se zëri Ramës nuk do të dëgjohet shumë, sidomos nga pala serbe”, thekson ajo duke theksuar se kërkesa për lirimin e tre policëve mbetet e duhura.

 

Kurti refuzon thirrjen e ndërkombëtarëve. A rrezikon Kosova të shkojë drejt vetëizolimit me këtë qasje të tijën?

 

“Besoj që ka marrë disa paralajmërime në lidhje me këtë, të izolimit të Kosovës por edhe të izolimit të tij, si kryeministër i Kosovës për shkak se vetëm sa ka filluar anulimi i takimeve të rëndësishme, jo vetëm të kryeministrit po edhe të plot zyrtarëve të tjerë”, thekson ajo duke shtuar se nuk mendon se ndaj Kosovës nuk do të ketë sanksione, ndonëse masat e marra mund të mos jenë të vetmet, por të tilla masa do të merren dhe për Serbinë.

 

Kurti ka deklaruar se SHBA dhe BE po tregohen më tolerantë me Beogradin, ju si e shihni raportin e ndërkombëtarëve me Serbinë?

 

“Mendoj qe Kurti ka bërë disa gabime në hapa edhe me targat edhe me dërgimin e kryetarëve të zgjedhur në komuna me forcë në veri”, thekson ajo duke shtuar se Kurti nuk mund të shtrijë sovranitetin pa bashkëpunimin me KFOR dhe ndërkombëtarët. “Nuk është çështje e sundimit të ligjit në veri është çështje politike e refuzimit të autoritetit të Prishtinës nga serbët, prandaj si e tillë kërkon zgjidhje politike”, thekson ajo. “Ka një lloj tendence për ta përkëdhelur Serbinë në këtë proces, për shkak se duan ta largojnë nga Rusia dhe ky është qëllimi jo vetëm tani që ka filluar lufta në Ukrainë, por prej vitesh. Nga ana tjetër kërkesat që i bëhen Prishtinës, si ajo për të mos dërguar kryetarët e komunave, nuk është ndonjë kërkesë e madhe për të mos u respektuar”, shton ajo.

 

A do të detyrojë BE dhe SHBA, Aleksandar Vuçiç që të lirojë tre policët e Kosovës?

 

“Besoj se po, madje SHBA menjëherë ka bërë kërkesën për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, pas saj vjen BE edhe njëherë tregohet qartë se kush është lidershipi në këtë proces dhe se konfrontimi që Kurti ka me administratën e SHBA është i gabuar. Mendoj që po policët do të lirohen, por çështja është se çfarë do të kërkojë si shpërblim Beogradi”, nënvizon ajo duke i konsideruar policët si peng të politikës, pasi nuk kanë konsumuar vepër penale.

 

Sipas saj trysnia duhet të jetë mbi Beograd, në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet për krerët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Alma Lama kosove Serbi tensione ne veri

Nga e njëjta kategori

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me plumb në kokë, autorit i ngec arma! Policia arreston atentatorin (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.