Ndërsa sezoni turistik pritet të çelet së shpejti, operatorët turistikë ngrenë problematika të ndryshme. Sipas kreut të operatorëve të jugut, Vasil Bedinaj, punët publike në qytet ndikojnë në sezonin veror, duke u bërë pengesë për turistët.
Sipas tij, duhet angazhimi i pushtetit vendor dhe qendror, që këto punime të mos zvarriten.
Ndër të tjera, Bedinaj shton se ende nuk i është dhënë përgjigje operatorëve, kërkesave të tyre për lokalet në vijat bregdetare, apo në pastrimin e plazheve.
Bedinaj shton se fuqia punëtore është një tjetër problem me të cilin po përballen bizneset, e megjithatë ai shton se pritshmëritë këtë sezon të jenë më të mira sesa viti i kaluar.





