E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Probleme në nisje të sezonit në Vlorë/ Operatorët ankohen për vonesa në punët publike dhe pastrimin e plazhit 

Ndërsa sezoni turistik pritet të çelet së shpejti, operatorët turistikë ngrenë problematika të ndryshme. Sipas kreut të operatorëve të jugut, Vasil Bedinaj, punët publike në qytet ndikojnë në sezonin veror, duke u bërë pengesë për turistët.

 

Reklamë

Sipas tij, duhet angazhimi i pushtetit vendor dhe qendror, që këto punime të mos zvarriten.

 

Ndër të tjera, Bedinaj shton se ende nuk i është dhënë përgjigje operatorëve, kërkesave të tyre për lokalet në vijat bregdetare, apo në pastrimin e plazheve.

 

Bedinaj shton se fuqia punëtore është një tjetër problem me të cilin po përballen bizneset, e megjithatë ai shton se pritshmëritë këtë sezon të jenë më të mira sesa viti i kaluar.

Më shumë video

Reklamë