Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

Berisha do “kokën” e Edi Ramës/ I kërkon dorëheqjen për “McGonigal”, Meta në zyrën e kreut të PD

30 Janar 15:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Edi Rama për shkak të lidhjeve me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

 

Sipas kreut të PD Berisha, shefi i qeverisë shqiptare është në hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë ngjarje si më të rëndën në 3 dekadat e fundit.

 

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

“Jam këtu për t’i thënë Edi Ramës: Largohu! Jep dorëheqjen menjëherë! Bashkë me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë patur me McGonigal, por nqs bëhet fjalë zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri.”

 

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hesht për këtë ngjarje duke refuzuar të bëjë transparencë. Të njëjtën akuzë, kryetari i Partisë Demokratike e ka artikuluar edhe ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

“Unë u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri? Ka informuar ajo vendin e vet për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, deri në janar të vitit 2022, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA?”

 

Por kryetari i PD nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe faktin që Lulzim Basha ende nuk ka reaguar për çështjen McGonigal.

 

“Edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir. A mund të imagjinoni ju ndonjëherë një rast kur krimineli e vrau atë që përdori, një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit të kundër-zbulimit kundër tij? Tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.”

 

Lidhjet e ish-zyrtarit të lartë të FBI me kryeministrin Rama do të dominojnë aksionin e opozitës dhe kjo çështje është diskutuar gjatë paradites edhe në një takim që kreu i PD Berisha ka zhvilluar me aleatin e tij Ilir Meta.

 

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”

 

Vetëm pak minuta pas akuzave të Sali Berishës, reagoi për herë të parë Lulzim Basha për çështjen McGonigal.

 

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah, Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët” – shkroi ne rrjetet sociale Basha.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Berisha mcgonigol meta rama

Nga e njëjta kategori

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

më shumë...

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

më shumë...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

6:36

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi, këto 5 shenja Horos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.