Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte zhytësit italian...

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen...

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve...

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim...

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën e Botës

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në...

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në...

Presidenti Biden: “Në Amerikë nuk do të mbizotërojë urrejtja”

17 Janar 10:51

Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk do të mbizotërojë urrejtja”, ndërsa kujtoi jetën e Pastorit Martin Luther King Jr., në ditën kombëtare që përkujton aktivistin e vrarë të të drejtave civile dhe përpjekjet e tij për drejtësi dhe të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

 

Duke folur në Uashington përpara udhëheqësve të Rrjetit për Veprim Kombëtar, një grup i të drejtave civile, Presidenti Biden tha se amerikanët “nuk duhet të lodhen kurrë së bëri atë që është e drejtë”.

 

Ai përmendi veprimet që ka ndërmarrë për të përmirësuar jetën e afrikano-amerikanëve gjatë dy viteve të para të presidencës së tij, por shtoi se “kemi ende shumë punë të papërfunduar. Nuk mund të rrimë në heshtje”.

 

Presidenti demokrat premtoi të punojë me shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve për çështjet ku mund të arrihet një marrëveshje. Por, ai tha gjithashtu se do të vendosë veton ndaj projekt-ligjeve që mendon se do të dëmtonin familjet e klasës punonjëse.

 

Ai kritikoi republikanët për miratimin javën e kaluar të një mase që synon të heqë 80 miliardë fonde të reja që ishin caktuar për agjencinë e taksave IRS, duke thënë se mungesa e inspektorëve të rinj në këtë agjenci “do të ulte taksat për super të pasurit”.

Republikanët thonë se fondet e reja do të sillnin inspektime të rënda për bizneset e vogla dhe për taksapaguesit me të ardhura të mesme. Ai gjithashtu kritikoi një thirrje të disa republikanëve për vendosjen e një takse kombëtare për pothuajse çdo mall që shitet, si dhe për heqjen e tatimit mbi të ardhurat.

 

Presidenti Biden tha se rimëkëmbja e Shteteve të Bashkuara nga vështirësitë e thella ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka hedhur themelet për një ekonomi më të fortë, me më shumë barazi për dekadat e ardhshme.

 

“Papunësia në radhët e afrikano-amerikanëve është në nivelin më të ulët historik”, tha ai. “Pagat për punonjësit afrikano-amerikanë janë rritur. Kanë qenë dy vitet më të mira për krijimin e bizneseve të vogla, përfshirë bizneset e vogla afrikano-amerikane”.

 

“Po zgjerojmë përpjekjet për të krijuar pasuri të trashëgueshme ndër breza për afrikano-amerikanët, si çdo person tjetër që ngre pasurinë e tij”, tha Presidenti Biden. “Si e krijuan? Me shtëpitë”./ VOA

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Biden SHBA urrejtje

Nga e njëjta kategori

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

më shumë...

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

më shumë...

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

më shumë...

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP 3 thyen çdo rekord

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:31

Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit,...

11:50

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në...

11:17

Kush janë 3 fermerët më pak të...

11:07

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin:...

10:42

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:37

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po...

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

10:02

Publiku mund të “hyjë” në fermë, risia...

9:48

“Nuk më intereson nëse merr apo jo...

9:23

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

9:19

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP...

9:14

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit...

9:04

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte...

9:00

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma...

8:53

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve,...

8:35

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet...

8:28

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për...

8:27

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën...

7:50

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga...

7:48

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.