Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i afrohen Hormuzit...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në...

Patozi: Belind Këlliçi në PD si të futësh murgeshën në shtëpi publike

23 Qershor 22:23

Ish-nën kryetari i Partisë Demokratke, Astrit patozi ka reaguar për sulmet ndaj Belind Këlliçit nga brenda partisë.

 

Patozi ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim të gjatë të cilin e titullon “Të gjitha ‘krimet’ e Belind Këlliçit”.

 

Patozi i konsideron të padrejta sulmet ndaj Këlliçit ndërsa e ka krahasuar këtë të fundit me një murgeshë në një shtëpi publike.

 

 

Postimi i plotë:

TË GJITHA “KRIMET” E BELIND KËLLIÇIT
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.
E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.
Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkose, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.
Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.
Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.
Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.
Dhe paradoksi është se pikërisht kjo biografi politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë mjedisi është me dominancë anormale.
Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Astrit Patozi Belind Kellici PD sulme

Nga e njëjta kategori

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

më shumë...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe Diaspora

më shumë...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së pikës së karburantit në Fushë Krujë (VIDEO)

më shumë...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët, porosia që iu la kryeministri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

2:54

Sot protesta e radhës në bulevard, tubimit...

2:42

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.