Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë në kapitalin...

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur në parkun...

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e brendshëm

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në Azerbajxhan

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për...

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme me...

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi humbi zgjedhjet

Epoka e udhëheqësve autoritarë

12 Prill 22:23

Çfarë kanë të përbashkët liderë si Xi Jinping , Boris Xhonson dhe Princi saudit Muhamed Bin Salman? Më shumë se sa mund ta mendoni, shkruan Gideon Rahman, kolumnist i njohur i “The Financial Times”, që ka punuar dikur edhe për “The Economist”.

 

Ai i sheh të tri këta burra si një dëshmi të mbërritjes së “Epokës së udhëheqësve autoritarë”, siç titullohet edhe libri i tij më i ri. Këta lloj udhëheqësish, paraqesin një kërcënim jo vetëm për mirëqenien e vendeve të tyre, por edhe për një rend botëror, në të cilin po luftohen gjithnjë e më shumë idetë liberale dhe kozmopolite.

 

Është e vështirë të kundërshtohet mendimi se që të tre ata, së bashku me liderë si presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministri hungarez i sapozgjedhur për një mandat të ri Viktor Orban, dhe presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, ndajnë disa tipare të përbashkëta.

 

Në shkallë të ndryshme, ata pretendojnë se flasin për njeriun e zakonshëm, ndërkohë qëminojnë institucionet demokratike, ushqejnë nacionalizmin, dhe kultivojnë një stil personal të të bërit politikë, madje në disa raste edhe një kult të drejtpërdrejtë të personalitetit.

 

Është e vërtetë që Boris Xhonson nuk është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e ndonjë kritiku, siç ka bërë Bin Salman, në rastin e gazetarit saudit Xhamal Kashoxhi. Por Rahmanargumenton bindshëm se stili i liderit të fortë është një vazhdimësi, në të cilën afërsitë e eksponentëve të tij përforcohen ose dobësohen nga sistemi i veçantë politik në të cilin funksionon secili.

 

Është e habitshme të shihet se sa liderë bashkëkohorë i përshtaten “identikitit” të një lideri autoritar. Me Donald Trump dhe Narendra Modin, kryeministrin e Indisë, tre vendet më të populluara në botë u drejtuan deri vitin e kaluar nga liderë autoritarë.

 

Ata janë të pranishëm në Evropë (Xhonson, Orban dhe Vladimir Putin), në Afrikë (kryeministër i Etiopisë Abij Ahmed) dhe në Azi (Modi, Xi, dhe Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve). Lindja e Mesme ka Erdogan, Bin Salman dhe Benjamin Netanjahun, ish-kryeministër i Izraelit.

 

Dy Amerikat kontribuojnë me Bolsonaron dhe presidentin e Meksikës Andres Obrador.

 

Lista përfshin anëtarë të familjeve mbretërore, politikanë të zgjedhur dhe autokratë. Ata poshkaktojnë shumë dëme. Dëmi nuk është vetëm tek njerëzit që ata shtypin apo sistemet politike kombëtare që po gërryejnë nga brenda.

 

Liderët autoritarë po i shpërfillin institucionet globale, normat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Shumica prej tyre e shohin me dyshim tregtinë e lirë. Pak prej tyre janë të prirur të durojnë shumë shqetësime për të frenuar ndryshimet klimatike. Ata janë të prirur ndaj aventurizmit dhe agresionit në politikën e jashtme, siç po e dëshmon edhe pushtimin rus në Ukrainë.

 

Por lufta e vazhdueshme atje, e cila filloi pas shkrimit të librit, sugjeron gjithashtu edhe limitet e analizës së Rahman. Nën vëzhgimin e tij, liderët e fortët tregojnë pak solidaritet apo besnikëri diplomatike ndaj njëri-tjetrit. Disa kanë mbajtur anën e Putinit.

 

Të tjerët e kanë kundërshtuar, ndërsa të tjerë akoma po luajnë rolin e spektatorit. Identifikimi i dikujt si një udhëheqës i fortë, është vetëm një udhëzues i pjesshëm se si ka të ngjarë të sillet ai.

 

Argumenti më i fortë i Rahman nuk ka të bëjë me vetë udhëheqësit autoritarë, por me mendimet e dëshiruara të politikanëve dhe analistëve perëndimorë për ta (përfshirë me raste edhe vetë The Economist ). Kur Putini pasoi në pushtet Boris Jelcin, ai u përshëndet si një njeri që mund ta stabilizonte demokracinë ruse.

 

Edhe Erdogan u prit me optimizëm, si dikush që mund të pajtonte Islamin dhe demokracinë. Shpresohej që Abij t’i jepte fund ndarjeve etnike në Etiopi; që Bin Salman ta udhëhiqte nëmënyrë të moderuar monarkinë saudite në shekullin XXI-të, e kështu me radhë. Demokracitë e vërteta të botës, mund të mos jenë fajtore për ngjitjen në krye të udhëheqësve autoritarë. Por ato nuk kanë qenë as shumë mendjemprehta për ta shmangur këtë gjë. /“The Economist”

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
autoritare Boris Xhonson Epoke Udhëheqës Xi Jinping

Nga e njëjta kategori

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë në kapitalin e startup-it të Inteligjencës Artificiale Anthropic

më shumë...

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur në parkun e argëtimit, dy prej tyre fëmijë!

më shumë...

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

më shumë...

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e brendshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ushqimet që duhet të konsumoni para se...

10:16

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë...

9:56

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur...

9:46

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

9:22

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

9:20

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e...

9:11

Alarm për bombë në një qendër tregtare...

8:51

Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni...

8:40

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në...

8:23

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën...

8:00

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të...

7:25

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi...

7:11

Skandal në Itali, takime sekrete në “San...

7:01

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja...

6:43

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump...

6:30

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër,...

6:07

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

5:57

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin...

5:49

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në...

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

Më të klikuarat

  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.