Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët...

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të...

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha: “The Albanian...

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë...

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të...

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra...

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë Rinasit 31...

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron...

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të...

VIDEO/ Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin në ring...

Qytetarët tërheqin kursimet/ Protesta në Rusi dhe disa vende të tjera kundër luftës

26 Shkurt 19:44

Pas sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore, qytetarët rusë i janë drejtuar bankave për të tërhequr kursimet e tyre.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Banka Qendrore Ruse, e cila në të dhënat e publikuara sqaroi se kërkesa për para, veçanërisht të valutës së huaj, është rritur në nivelet më të larta që nga fundi i marsit 2020. Një ditë më parë, tërheqjet ditore arritën në më shumë se 1 miliard dollarë. Tregu i aksioneve ruse pësoi humbje masive dhe monedha e vendit, rubla, u zhvlerësua ndjeshëm, pasi tregjet filluan të reagojnë ndaj lajmeve për pushtimin.

Ndërkohë, rrugët kryesore të kryeqytetit rus janë mbushur nga mijëra protestues, të cilët kundërshtojnë luftën në Ukrainë.
Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet kanë arrestuar rreth 1200 demonstrues. Protesta ka pasur Shën Petersburg.

 

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është protestë në Serbi. Një ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, qindra protestues dolën në qendër të kryeqytetit. Ata kanë valëvitur një flamur të madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen.

 

Demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në shumë qytete europiane. Protestues të diasporës ukrainase në Paris u shprehën të zhgënjyer nga reagimi i Perëndimit. Mijëra persona kanë protestuar në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër pushtimit rus të Ukrainës.

 

Protesta kundër sulmit rus ka patur edhe në shumë shtete të tjera në botë. Me thirrjet “ Ndalni luftën!”, “Stop Rusisë” mijëra banorë dolën në protestë në sheshin “Time Square” në Nju Jork.

 

Në shenjë solidariteti, shumë ndërtesa historike, janë “veshur” me ngjyrat e flamurit ukrainas. Vendet që kanë ndërmarrë këtë nismë janë Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe SHBA.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Kursime luftime Qytetarë Rusi

Nga e njëjta kategori

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët e Kryeministrisë

më shumë...

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë viktima brenda pak ditësh

më shumë...

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

më shumë...

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

2:25

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët...

2:18

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi...

1:43

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha:...

1:19

10 frazat bisedore që përdorin zakonisht njerëzit...

12:36

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...

12:24

Vala e të nxehtit në Francë, rreth...

12:11

Balet që në klasën e parë, programi...

12:05

Festivali Ndërkombëtar i Akruarelit, Pogradeci mirëpret 50...

11:48

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave,...

11:30

Anija kroçierë “Nautica” mbërrin në Portin e...

11:24

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime...

11:07

Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan...

10:50

U kap me 1 kg kokainë me...

10:45

Digjen dy makina në orët e para...

10:25

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë...

9:54

Ndodhej në të njëjtën qeli me të...

9:47

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i...

9:14

VIDEO/ Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin...

8:57

I përfshirë në një skandal korrupsioni, shefi...

8:48

SHBA-ja godet sërish Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.