Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë...

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e ndjen deri...

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë është në...

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka...

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët, policia procedon...

Ministri Hoxha në Ditën e Europës: Shqipëria mbetet e...

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më...

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon...

“Rama refuzon të përgjigjet për luksin e tij”/ Çollaku rendit pyetjet për kryeministrin

2 Shkurt 15:12

Partia Demokratike ka ngritur disa pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me udhëtimet e këtij të fundit jashtë Shqipërisë.

 

Në një deklaratë nga selia blu, deputeti Kreshnik Çollaku pyet kryeministrin Rama se kush ja ka paguar udhëtimin në Munih, si dhe nëse ka udhëtuar me charter në Suedi, Skoci, Liban, Itali, Egjipt.

 

Sipas deputetit demokrat, “Edi Rama përdor propagandën bajate për t’u fshehur tek të vërtetën e shqiptarëve për udhëtimet e tij prej sheiku me charter privat”.

 

“Edi Rama përdori sërish të vetmen gjë që ka arritur te qeverisja e tij 8-vjeçare, propagandën për të fshehur të vërtetën për udhëtimet e tij luksoze me charter privat.

Edi Rama refuzoi të japë informacion kush e pagoi qëndrimin e tij në hotelet luksoze të Mynihut ndërsa ai ndodhej atje për të pastruar imazhin e tij të nxirre nga krimi dhe korrupsioni.

 

Luksi i shfrenuar i kryeministrit të popullit më të varfër të rajonit, dhe që nga keqqeverisja e tij rënditet ndër azilkërkuesit më të mëdhenj në botë përshkruhet më së miri nga gazetarja në intervistën e përkthyer dhe shpërndarë nga vetë zyra e kryeministrit citoj “Është e diela e parë pas Vitit të Ri. Një Porsche, tip ”Panamera GTS”, e zezë, përplaset pak në një pirg dëbore në parkingun prapa Bergsteigerdorf Kreuth. …Është Edi Rama, …..kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, …Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Sot, investitorët nga Gjermania dhe jashtë vendit vërshojnë me milionat e tyre…

 

Kryeministri i një populli shumica e të cilit nuk siguron dot në këtë dimër të ftohtë, mjaftueshëm ushqim dhe ngrohje për fëmijët, shkon për një intervistë në Mynih, udhëton me Porsche e qëndron në hotele luksoze. Me paratë e kujt? A janë këto paratë e shqiptarëve?

 

Edi Rama përdor propagandën bajate për t’u fshehur tek të vërtetën e shqiptarëve për udhëtimet e tij prej sheiku me charter privat.

 

Në emër të shqiptarëve po e pyesim sot sërish Edi Ramën.

A ke udhëtuar në Malmo të Suedisë me Charter?

A ke udhëtuar drejt Sofjes, me charter?

A ke udhëtuar drejt Ohrit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Bejrutit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Italisë, me charter?

A ke udhëtuar drejt Kajros, me charter?

A ke udhëtuar drejt Beogradit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Skocisë dhe Britanisë së Madhe, me charter?

A ke udhëtuar drejt Mynihut, me charter?

 

Në përpjekje për të fshehur të vërtetat, Kryeministri ka deklaruar se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Por pagesat nga thesari tregojnë se Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

 

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.

 

Pa llogaritur udhëtimet me charter të Edi Ramës gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit ne vitin 2021 14.6 milionë lekë.

 

Gjithsej 171 milionë lekë qeveria ka shpenzuar vetëm për udhëtime, pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter ku vetëm karburanti për një udhëtim llogaritet në 120 mijë euro.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Çollaku Luks PD pyetje rama SHPENZIME Udhëtime

Nga e njëjta kategori

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë Prefekturës

më shumë...

“Publiku nuk po më kuptonte”, Dona nuk pendohen për përplasjen me Mozën në Ferma VIP: Të jetosh me të është ndryshe nga ç’duket

më shumë...

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën e tyre, por ne mbështetemi te Komisioni Europian

më shumë...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:15

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të...

1:10

“Antagonisti më i madh në fermë, Iliri”,...

1:07

“Publiku nuk po më kuptonte”, Dona nuk...

1:00

Çiljeta: Moza s’ka nevojë për suport, është...

12:47

Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata...

12:43

“Shau serbisht në televizion”, Albano i agravuar...

12:19

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë...

12:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:54

“Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet...

11:39

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e...

11:29

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë...

11:01

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian:...

10:37

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët,...

10:18

Ministri Hoxha në Ditën e Europës: Shqipëria...

10:13

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria...

10:04

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e...

9:00

“Shqipëria më afër familjes europiane”, Rama mesazh...

8:54

SHBA sulmon një anije në Paqësor, të...

8:38

“Nuk do t’i nënshtrohemi presionit amerikan”/ Përshkallëzim...

8:04

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar p...
  • Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembu...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.