Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet...

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë...

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një...

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët, dërgohen...

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes tubacionit Druzhba

Lushnja njeh sot kandidatin e PS për zgjedhjet lokale të 6 marsit

1 Shkurt 13:28

Partia Socialistë do të zyrtarizojë këtë të martë emrin e saj të fundit sa I takon zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

 

E vetmja Bashki për të cilën Kryesia e PS nuk pati një vendim pak ditë më parë ishte ajo e Lushnjës.

 

Emri i Eriselda Sefës, shton Vizion Plus, aktualisht Kryetare e Komanduar e Bashkisë Lushnje dhe me përvojë të gjatë në Administratën e Bashkisë dhe strukturat politike të PS në Lushnje, ishte emri më i lakuar dhe i konfirmuar si kandidate potenciale për të qënë në garën e 6 marsit.

 

Mirëpo përsa kohe në mbledhjen e Kryesisë të premten e kaluar nuk pati një qëndrim perfundimtar mbi emrin e kandidatit, Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Taulant Balla tha se strukturat drejtuese të PS-së, do të merrnin edhe disa ditë kohë për të kryer anketime dhe sondazhe të brendshme në lidhje me kandidatet.

 

Emri tjetër i përfshirë në garën brenda PS në Lushnjë për të qënë kandidat në 6 mars është Krenar Haxhiu, prej vitesh drejtues i OSHEE në Lushnje, një nga drejtoritë më të rëndësishme, por edhe ai me kontribute politike ne strukturen lokale te PS.

 

Mirëpo burime për Vizion Plus bëjnë me dije se përkundër emrave të bërë publik në media, Drejtuesi Politik i PS në Lushnje, Taulant Balla ka pasur një axhende intensive kohet e fundit në Lushnjë duke marrë mendime në bazë të gjërë edhe për emra dhe figura të tjera me integritet në këtë bashki si profile të mundshme për kandidim në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Po ashtu përvec emrave si profil politik, sic ben me dije Vizion Plus, drejtuesit e partisë socialiste provuan edhe një emër që vinte nga sektori shendetesor, kirurgu Asfloran Haxhiu, djali i ish-deputetit socialist të Lushnjes, Asllan Haxhiu.

 

Por refuzimi i mjekut Haxhiu për të qënë pjesë e garës me arsyetimin e angazhimeve profesionale në fushën e mjekësisë, i ktheu drejtuesit e PS sërish në terrenin e figurave politike.

 

Për shkak të konfigurimit territorial, pozitës së saj gjeografike dhe popullsisë së konsiderueshme, Bashkia e Lushnjes paraqitet një interes të madhe nga forcat politike në zgjedhjet e 6 marsit, po aq sa edhe bashki të tjera të mëdha si Durrësi apo Shkodra./ Vizion Plus

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bashkia Lushnje kandidati i PS

Nga e njëjta kategori

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen! Çfarë ndodhi pak para vrasjes, ja kush qëlloi i pari

më shumë...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën greke, është problem shqiptar

më shumë...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

më shumë...

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

7:03

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

6:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb...

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

6:43

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani:...

6:26

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes...

6:24

Mali i Zi drejt fundit të procesit...

6:07

U plagos gjatë sulmit të Hezbollahut në...

5:57

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin...

5:52

Irani: Do kthehemi në diplomaci dhe negociata...

5:34

Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë,...

5:24

Rebrov e mbyll me Ukrainën

5:20

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli...

5:20

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja...

4:57

Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat...

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...
  • Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndod...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.