Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

Përplasjet brenda PD/ Patozi: Rast unikal në botë që kryetari ka frikë partinë e vet

13 Tetor 11:17

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi iu ka dhënë një përgjigje demokratëve që kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe kanë mbështetur “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Ata që dikur reagonin ashpër kur të tjerët “shanin Bashën”, sot e kanë shënjestruar keq këtë të fundit, shprehet Patozi.

 

Sipas tij, kjo përplasje brenda Partisë Demokratike mund të shërbejë për t’i shtuar radhët e atyre shqiptarëve racionalë që nuk shohin më asnjë shpresë nga të dyja palët “që po kacafyten kaq shëmtuar për pronësinë e PD”.

 

Postimi i plotë:

E MIRA ËSHTË TË MOS NDALEN…

Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kishim sharë Lulin, pata një lloj habie në fillim, megjithëse e njoh mirë këtë lloj teknologjie staliniste dhe isha në një farë mënyre i përgatitur.

Kisha menduar gabim që do t’u duhej pak kohë derisa të merrnin marshin e damkosjes se armikut, sepse shumica prej nesh kishte një jetë me kontribute dhe grada në atë parti, por mbi të gjitha, se, siç thotë edhe vetë doktori tani “ne na kishin vrarë në pritë” dhe kjo ishte shumë evidente.

Por ata nuk na lanë gjë pa thënë, duke e ndërruar regjistrin pa asnjë mëdyshje, me një shpejtësi të frikshme dhe ne, që kishim rënë të flinim si përfaqësues të denjë të popullit, u gdhimë papritur si të korruptuar, tradhtarë të atdheut dhe shërbëtorë apo paterica të Edi Ramës.

Tani nuk habitem fare, kur shikoj se janë pothuajse të njëjtët, që i janë qepur në shpinë Lulzim Bashës, i cili sigurisht që nuk më dhimset hiç. Dhe kur dëgjoj dhe lexoj se çfarë thonë për të sot më duket vetja shumë naiv që kam pritur atëherë që të kishte ndonjë ndjenjë vetëpërmbajtjeje, si prej atyre që shtypin butonin, ashtu edhe nga ata fanatikët e verbër, që mendojnë dhe veprojnë vetëm me telekomandë.

Madje them se na pak na kanë bërë, me ç’po më shohin sytë me Lul “besëprerin”, të cilin e kanë mbajtur në krahë si udhëheqës të madh për 8 vjet me radhë, madje e votuan edhe për 4 vjet të tjera, derisa i erdhi mesazhi “prapsohu”. Të cilin janë gati ta mbajnë prapë në krahë ndoshta, por këtë radhë për ta përcjellë prej andej nga nuk kthehet më, po të kishin mundësi.

Ndaj mendoj se do të jetë mirë për të gjithë që të mos ndalen dhe ta çojnë deri në fund këtë që kanë nisur. Një palë duke mallkuar atë që nuk duhet të kishte lindur fare, por meqë kjo nuk mund të realizohet më, të paktën tani të kthehet andej nga ka ardhur. Kurse ai tjetri, duke shtrënguar letrat dhe çelësat e selisë, sepse anëtarët e PD nuk guxon, as t’i mbledhë dhe, as t’i takojë më. Duhet të jetë rast unikal në botë që kryetari ka frikë partinë e vet.

Mbase kjo mund të shërbejë për t’i shtuar radhët e atyre shqiptarëve racionalë, të cilët janë neveritur dhe nuk shohin më asnjë shpresë nga të dyja palët ndërluftuese, që po kacafyten kaq shëmtuar për pronësinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, ky është një spektakël i garantuar për të gjithë ata që duan ende prova për të kuptuar se përse nuk ngjit dhe nuk fiton dot kjo lloj politike e shpërfytyruar, megjithëse qeveria e ka bërë kaq shumë baltë dhe duhet të ishte larguar me kohë, madje edhe sikur tē mos kishte fare opozitë zyrtare.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi Lulzim Basha Sali berisha

Nga e njëjta kategori

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth Kryeministrisë

më shumë...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

më shumë...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe Diaspora

më shumë...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së pikës së karburantit në Fushë Krujë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.