Një sherr masiv u regjistrua këtë të hënë në Sarandë.
Mësohet se një grup personash, ende të paidentifikuar, kanë dalë nga një mjet tip “Mercedes Benz” dhe kanë thyer xhamat e makinës në të cilën ndodhej 39-vjeçari që u dhunua.
Ai u godit me shkopa bejsbolli dhe më pas u dërgua në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk ka akoma asnjë informacion për arsyet e sherrit.
.





