Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të së martës në rrugën e “Rinasit” në Tiranë.
Policia njoftoi për një 70-vjeçar që ka humbur jetën, pasi u përplas nga një makinë.
Në timon ishte shtetasi me inicialet P. Gj.. Grupi hetimor po mbledh prova për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.





