Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat për të...

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen 47 zyrtarë...

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e...

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon procesin e...

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi,...

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Euro në një rrokullisje pa fund! Pritet të shkojë...

Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për...

Biznesi bie në pesimizëm. Kush janë shqetësimet?

Karantina dy javore/ Shoqata e emigrantëve ankohet tek Meta: Mohohet e drejta e votimit

20 Prill 21:00

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka firmosur një peticion kundër vendimit të Komitetit të Ekspertëve për vendosjen e një periudhe karantine dy javore për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

 

Ky peticion i është dërguar Presidentit të Republikës, i cili, ia ka përcjellë shqetësimin qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe KQZ-së.

 

Shoqata e Emigrantëve e konsideroi këtë masë diskriminuese dhe se pengon të drejtën e votimit të emigrantëve.

 

“Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi .

Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze.

Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme.”

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
2 jave karantine zgjedhje

Nga e njëjta kategori

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj, shpëtohet 41-vjeçari në Maliq, dërgohet me plagë të rënda te Trauma

më shumë...

Lëkundje tërmeti në Korçë

më shumë...

Më shumë se pesë orë i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, shpëtohet turisti polak, 30-vjeçari ka marrë lëndime të rënda

më shumë...

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë, dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

9:17

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

8:55

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj,...

8:51

Lëkundje tërmeti në Korçë

8:46

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat...

8:36

Më shumë se pesë orë i bllokuar...

8:03

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në...

10:39

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen...

10:26

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë...

10:24

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë...

10:17

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon...

10:02

Rrufeja godet një pemë në një park...

9:52

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin...

9:07

Maliq/ Shkoi për të mbledhur çaj, rrëzohet...

8:56

Euro në një rrokullisje pa fund! Pritet...

8:32

Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i...

8:04

Biznesi bie në pesimizëm. Kush janë shqetësimet?

7:16

Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën...

6:31

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të...

5:50

Njerëzit me grup gjaku 0 nuk duhet...

5:13

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.