Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, një investim...

“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka ndodhi brenda...

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet...

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i...

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë...

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë...

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12...

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë...

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë Dritan Goxhaj...

Vendet anëtare të BE-së mbështesin marrëveshjen me Britaninë e Madhe

28 Dhjetor 17:16

Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë miratuar njëzëri marrëveshjen tregtare pas Brexitit me Britaninë e Madhe, duke hapur rrugën që ajo të hyjë në fuqi përkohësisht më 1 janar.

Ambasadorët e vendeve anëtare, u takuan në Bruksel më 28 dhjetor për të dhënë pëlqimin për marrëveshjen, e cila përcakton kornizën për tregtinë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, sapo Londra të largohet nga tregu i vetëm i BE-së dhe bashkimi doganor në fund të vitit.

Presidenca gjermane e BE-së tha se marrëveshja do të miratohet me shkrim nga të 27 qeveritë e BE-së, më 29 dhjetor, një ditë para votimit nga ana e ligjvënësve britanikë.

Parlamenti Evropian do të ketë kohë deri në fund të shkurtit për të votuar dokumentin.

Marrëveshja u arrit më 24 dhjetor, pas nëntë muajsh negociata të vështira midis Londrës dhe Brukselit, duke lënë shumë pak kohë që ajo të ratifikohet deri më 31 janar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mirëpriti miratimin e marrëveshjes përmes një telefonate me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ne mezi prisnim ratifikimin zyrtar të marrëveshjes në mënyrë që të punojmë së bashku në përparësitë e përbashkëta, të tilla si trajtimi i ndryshimit të klimës”, shkroi Johnson në rrjetin social Twitter.

Rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të drejtat e peshkimit kishin qenë pengesa kryesore për të arritur një marrëveshje tregtare gjatë nëntë muajve bisedimesh të trazuara.

Marrëveshja shmang vendosjen e tarifave, kuotave dhe pengesave të tjera tregtare që do t’u kushtonin të dy palëve miliarda në tregti dhe qindra mijëra vende pune.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Britani E Madhe Marrëveshje vendet e BE

Nga e njëjta kategori

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

më shumë...

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes mes Libanit dhe Izraelit

më shumë...

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

më shumë...

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:17

Aksident në Qafë Plloçë, shoferi humb drejtimin...

7:13

Stuhia sjell dëme në bujqësi në Korçë,...

7:12

Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë,...

7:09

“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka...

6:32

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i...

6:24

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë,...

6:19

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim...

6:02

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia...

5:48

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve,...

5:13

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima...

5:06

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet...

5:01

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë...

5:00

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi...

4:41

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga...

4:31

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën...

4:29

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë,...

4:12

Tjetërsim pronash në bregdetin e Durrësit, SPAK...

3:50

Enciklopedia Shqiptare gati në 2027, grupet e...

3:49

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe...

3:33

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në...
  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.