Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë...

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12...

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë...

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë Dritan Goxhaj...

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar,...

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e...

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Durrës-Tiranë, ndërpritet...

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë, mbi 15...

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe krimi jashtë...

Vendet anëtare të BE-së mbështesin marrëveshjen me Britaninë e Madhe

28 Dhjetor 17:16

Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë miratuar njëzëri marrëveshjen tregtare pas Brexitit me Britaninë e Madhe, duke hapur rrugën që ajo të hyjë në fuqi përkohësisht më 1 janar.

Ambasadorët e vendeve anëtare, u takuan në Bruksel më 28 dhjetor për të dhënë pëlqimin për marrëveshjen, e cila përcakton kornizën për tregtinë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, sapo Londra të largohet nga tregu i vetëm i BE-së dhe bashkimi doganor në fund të vitit.

Presidenca gjermane e BE-së tha se marrëveshja do të miratohet me shkrim nga të 27 qeveritë e BE-së, më 29 dhjetor, një ditë para votimit nga ana e ligjvënësve britanikë.

Parlamenti Evropian do të ketë kohë deri në fund të shkurtit për të votuar dokumentin.

Marrëveshja u arrit më 24 dhjetor, pas nëntë muajsh negociata të vështira midis Londrës dhe Brukselit, duke lënë shumë pak kohë që ajo të ratifikohet deri më 31 janar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mirëpriti miratimin e marrëveshjes përmes një telefonate me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ne mezi prisnim ratifikimin zyrtar të marrëveshjes në mënyrë që të punojmë së bashku në përparësitë e përbashkëta, të tilla si trajtimi i ndryshimit të klimës”, shkroi Johnson në rrjetin social Twitter.

Rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të drejtat e peshkimit kishin qenë pengesa kryesore për të arritur një marrëveshje tregtare gjatë nëntë muajve bisedimesh të trazuara.

Marrëveshja shmang vendosjen e tarifave, kuotave dhe pengesave të tjera tregtare që do t’u kushtonin të dy palëve miliarda në tregti dhe qindra mijëra vende pune.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Britani E Madhe Marrëveshje vendet e BE

Nga e njëjta kategori

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes mes Libanit dhe Izraelit

më shumë...

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

më shumë...

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë

më shumë...
Ngushtica e Hormuzit

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin me delegacionin amerikan në Katar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:02

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia...

5:48

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve,...

5:13

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima...

5:06

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet...

5:01

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë...

5:00

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi...

4:41

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga...

4:31

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën...

4:29

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë,...

4:12

Tjetërsim pronash në bregdetin e Durrësit, SPAK...

3:50

Enciklopedia Shqiptare gati në 2027, grupet e...

3:49

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe...

3:33

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me...

3:25

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 4 policë të...

3:07

Lirimi i hapësirave në bregdet, bizneset kundërshtojnë...

3:02

Jepet provimi i Gjuhës së Huaj, testohen...

2:59

Llumi i kafesë për largimin e mushkonjave,...

2:54

“Ondrra n’beze”, Rama publikon mesazhin e qytetarit:...

2:49

Protestuesit sulmojnë deputetët, qëllohen me vezë makinat...

2:46

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në...
  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.