Mbrëmjen e sotme në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, është folur për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për mbylljen epapritur të Universiteteve dhe kalimi I zhvillimit të mësimit online. Eksperti dhe Drejtori I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është vënë përballë pedagoges së njohur, Enida Bozhegu e cila e ka pyetur se pse nuk u paralajmërua ky vendim.
Brataj ka hequr përgjegjësinë nga ai vetë dhe Komiteti duke shtuar se kjo çfarë po kërkojn ëtë gjithë behët vetëm nga institucionet dhe minsitritë mes njëra tjetrës.
Enida Bozhegu: Ky shtim i rasteve nuk mund ti parapërgatiste me urdhër në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit, të gjitha Universitetet,të parapërgatiten për kalimin online, me urdhër, se ne jemi shqiptarë, kemi nevojë pak për urdhër. Jua bëj këtë pyetje sepse shih ku jemi sot! Përtej aspektit ekonomik që mbase do ta rimarr pak, nga ana juridike.
Skënder Brataj: Kjo nuk është norma që ne po propozojmë që mësimi do të shndërrohet online. Këtu është pandemia, këtu është fatkeqësia natyrore që është unike në të gjithë botën.
Enida Bozhegu: Po, por ju i keni parashikuar disa situata që sot po ju dalin, atëherë njeriu kur parashikon…
Skënder Brataj: Ka disa raste indikatorë, të cilët tregojnë se ku do të shkojmë. Këto indikatorë lëvizin, që nga infektimi, transmetimi, numri i të sëmurëve dhe mbi të gjitha ka dhe një idikator që tregon sa hyjnë dhe dalin në spital dhe cfarë është shifra që mbetet, është negative apo pozitve apo e ulët. Si mund të menaxhosh. Të themi që hyjën 50 t ësëmurë, dalin 30 apo 60, aty është shifra. Po të marrësh një mesatare të këtyre shifrave, pot ë dalë 10 mestarja në ditë, pavarësisht se një ditë ka më shumë e një ditë më pak, i bie që 550 vende që i ke llogaritur Covidin me 10 për 55 ditë ti plotësosh. Atëherë ti do të mendosh për muajin e tretë se si do të veprosh. Në dy mënyra: Ose do të hapet një strukturë tjetër, ose …
Enida Bozhegu: Kjo është pjesë teknike. Pyetja ime lidhet me pjesën universitare. Kmei dy limite kushtetuese në drejtësi dhe arsim.
Skënder Brataj: Jam edhe vetë pedagog dhe jam vënë në dispozicion me çdo orar më çdo mjek, me çdo mënyrë dhe ..
Alban Dudushi: Duke ditur që është duke ndodhur kjo gjë, atëherë iu thuhet universiteteve: Ndodh! Nuk ndodh! Ju me urdhër duhet të merrni këto masa që të jeni të përgatitur edhe për mbylljen. Kjo, pse s’ka ndodhur?
Skënder Brataj: Atë se bëj as unë si ekspert, as ne si komitet. Atë e bëjnë të gjitha Institucionet në ministri ndërmjet tyre, nuk e di se çfarë ka ndodhur.





