Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Aksident me vdekje në Milot

Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme, Trump mbledh...

Zbulohen një varr masiv në Meksikë

U dëmtua në ndeshjen me Realin, Gnabry do t’i...

Pas deklaratave të Trump, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron...

SHBA po përgatit sulme dhe sekuestrime anijesh të lidhura...

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani: Nuk do të...

Arrestohet në Dubai bosi i krimit irlandez

Masakra në Kiev/ Autori ishte rus, vrau 5 persona...

Veniten shpresat për titull, Napoli zhgënjen përballë Lazios

Shqetësime dhe kritika nga votuesit për infektimin e presidentit Trump

6 Tetor 20:15

Infektimi i Presidentit Donald Trump me koronavirus e ka kthyer pandeminë përsëri në qendër të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të të infektuarëve në botë, me më shumë se 7.4 milionë raste dhe mbi 209,000 vdekje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton se reagimi i votuesve në të gjithë vendin ka qenë i përzier, me shumë amerikanë që shprehin keqardhje për presidentin, por me shumë të tjerë që e fajësojnë atë për minimizimin e seriozitetit të pandemisë dhe për dështimin e tij për të ndjekur protokollet e shëndetit publik.

Gjatë fundjavës, mbështetësit e Presidentit Trump u mblodhën pranë Qendrës Mjekësore Ushtarake Walter Reed në periferi të Merilendit, ku presidenti ishte shtruar për t’u trajtuar nga koronavirusi, për t’i uruar atij shërim të shpejtë.

“Ai është i fortë, është luftarak, kështu që kam shumë shpresë se do ta kalojë. Sigurisht që ata duhet të marrin paraprakisht çdo masë”, thotë Aleksandër Bush, mbështetës i presidentit Trump.

Të dielën mbështetësit e tij brohoritën ndërsa presidenti Trump doli për pak kohë nga spitali për të përshëndetur turmën nga makina e tij. Por disa ekspertë mjekësorë ngritën shqetësime për dy agjentët e Shërbimit Sekret që ishin në makinë me presidentin e infektuar.

Një sondazh i ri i agjencisë Reuters tregon se shqetësimet e shumta për mirëqenien e presidentit mund të mos kenë ndihmuar fushatën e tij të rizgjedhjes, ndërsa rivali demokrat Joe Biden e ka shtuar epërsinë ndaj presidentit Trump me 10 për qind në shkallë vendi.

Në të njëjtin sondazh, gati dy të tretat e të anketuarve mendojnë se presidenti, i cili ka mbajtur tubime të mbushura me njerëz dhe është tallur me mbajtjen e maskave, ndoshta nuk do të ishte infektuar nëse do ta kishte marrë më seriozisht virusin.

Në mbarë vendin, votuesit kritikë ndaj presidentit i kanë shoqëruar shqetësimet e tyre për gjendjen e tij shëndetësore, me kritika të ashpra për atë që ata e shohin si sjellje të pamatur.

“Nuk dua që ai të vdesë nga koronavirusi dhe e di që ka simptoma, por shpresoj që mos ta kalojë aq lehtë, në mënyrë që ta kuptojë sesi vuajnë dhe vdesin njerëzit. Ta kuptojë sa serioze është sëmundja dhe të fillojë të verë maskën”, thotë Carole Bungard, votuese në Viskonsin.

Në Virxhinia, votimi i hershëm në zgjedhjet presidenciale tashmë ka filluar.

“Nga njëra anë, njerëzit mund të ndiejnë keqardhje për të. Nga ana tjetër, njerëzit mund të mendojnë se është ironike pasi ai ka qenë kaq shumë kundër maskave dhe gjithçkaje tjetër”, thotë David Lawatad, votues demokrat në Virxhinia.

Nga ana e tij, ekipi elektoral i presidentit Trump po mbron përpjekjet e tij për të kufizuar ndikimin e pandemisë tek ekonomia.

“Nuk mund të qëndrojmë në bodrum për gjithë jetën. Ne duhet të dalim dhe të jetojmë jetën, të prodhojmë vaksinën, të zhvillojmë më shumë terapi dhe ta mposhtim virusin”, thotë Jason Miller, këshilltar i fushatës së presidentit Trump.

Ndërsa fushata e presidentit Trump nukm ka qenë aktive këto ditë, ndërsa ai rikuperohet nga COVID-19, zoti Biden vazhdon të mbajë tubime të distancuara sociale dhe virtuale, ku ai nënvizon seriozitetin e pandemisë.

 

Me zgjedhjet vetëm disa javë larg, dhe rreth tre milionë vota të hedhura tashmë në votimin e hershëm dhe me postë, presidentit Trump nuk i mbetet shumë hapësirë për të kompensuar kohën e humbur në fushatë./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Infektimi trump Votuesit

Nga e njëjta kategori

Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme, Trump mbledh me urgjencë Qendrën e Operacioneve

më shumë...

Zbulohen një varr masiv në Meksikë

më shumë...

Pas deklaratave të Trump, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron mbyllje të plotë të Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

SHBA po përgatit sulme dhe sekuestrime anijesh të lidhura me Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:11

Aksident me vdekje në Milot

10:18

Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme,...

10:12

Zbulohen një varr masiv në Meksikë

10:01

U dëmtua në ndeshjen me Realin, Gnabry...

9:47

Pas deklaratave të Trump, Garda Revolucionare e...

9:30

SHBA po përgatit sulme dhe sekuestrime anijesh...

9:23

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani: Nuk...

9:04

Arrestohet në Dubai bosi i krimit irlandez

8:49

Masakra në Kiev/ Autori ishte rus, vrau...

8:09

Veniten shpresat për titull, Napoli zhgënjen përballë...

7:57

Ishin duke u stërvitur në Alaska, sulmohen...

7:43

Nga se krijohen gurët në veshka?

7:37

Papa Leoni XIV: Nuk më intereson të...

7:23

A po mbështesin votuesit britanikë rikthimin e...

7:14

“Shkelën armëpushimin”, ushtria izraelite vret disa luftëtarë...

7:06

India konfirmon sulmin ndaj dy anijeve në...

6:57

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret...

6:41

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit!...

6:09

Sulm i armatosur në një supermarket në...

6:00

Netët e Klipit – Java e Tretë

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.