Teuta fitoi trofeun e parë të sezonit të ri, Superkupën e Shqipërisë, pasi mundi në finale Tiranën me rezultatin 2-1.
Durrsakët mundën bardheblutë për herë të dytë në një finale brenda një kohe të shkurtër, teksa këtë sukses e kishin arritur edhe në duelin e Kupës së Shqipërisë.
Në sfiden e luajtur në “Elbasan Arena”, bregdetaret kaluan në avantazh që minutën e 21-të me golin e shënuar nga Rubin Hebaj.
Shkodrani u bë protagonist I madh I ndeshjes duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 33, cka bëri që pjesa e parë të mbyllej 2 me 0.
Tirana shkurtoi diferencen e golave me Jurgen Vrapin në minutën e 75-të, e duke përfituar edhe nga fakti që Teuta mbeti me 10 lojtarë, bardheblutë u përpoqen maksimalisht të barazonin shifrat por pa rezultat.
Kësisoj Teuta fitoi 2 me 1 dhe koleksioi një tjetër sukses të madh në historinë e vet.
Trofeu iu dorëzua durrsakëve nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku .





