Rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet në të gjithë Amerikën Latine po rriten më shpejt se kudo në botë. Dhe në vendet më të goditura, nuk ka shenja të ngadalësimit. Rajoni ka regjistruar afro 1.2 milionë të infektuar dhe më shumë se 60,000 vdekje.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut, ku shumë vende po dëshmojnë përshpejtimin e epidemisë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH nuk beson se as Amerika Qendrore dhe as ajo e Jugut kanë arritur kulmin e transmetimit, që do të thotë se numri i njerëzve që sëmuren dhe vdesin mund të vazhdojë të rritet.
Brazili është i mbërthyer nga kriza. Vendi ka regjistruar të paktën 645,771 raste të koronavirusit dhe 35.026 vdekje.
Meksika regjistroi javën e saj më të keqe të shpërthimit, si me raste të konfirmuara, ashtu edhe me viktima.
Ajo regjistroi më shumë se 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë. Dhe për tre ditë rresht, në Meksikë pati numra të lartë të infeksioneve të reja.
Pavarësisht numrave aspak shpresëdhënës, zyrtarët kanë nisur punën për plani e rihapjes me faza të të gjithë vendit.
Peruja është kthyer në epiqendrën e koronavirusit në Amerikën Latine, me 187.400 persona të sëmurë.
Uruguai është histori suksesi. Vendi me afro 3.5 milionë njerëz kufizohet me Brazilin, i cili ka shpërthimin më të keq në Amerikën Latine. Por Uruguaji ka regjistruar vetëm 834 raste dhe 23 viktima. Vdekja e fundit është shënuar në 24 maj.
Ekspertët thonë se arsyet e suksesit të vendit janë të shumta, por të gjithë e vënë theksin kryesor tek reagimi i shpejtë, testimet, gjurmimet dhe masat e forta të karantinës.





