Policia e Durresit ka arrestuar tre persona, pasi kundërshtuan punonjësit e policisë dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.
Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç. Ky i fundit ishte dënuar më herët për vjedhje.
Pas njoftimit të marrë se disa persona po prishnin qetësinë publike, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Në momentin që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende, por tre personat kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Me ndërhyrjen dhe të disa shërbimeve të tjera janë shoqëruar në Polici dhe në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”.





