Suedia ka qenë më e qetë se shumë vende të tjera në menaxhimin e pandemisë dhe vendosjen e kufizimeve.
Zëvendëskryeministrja Isabella Lovin ka deklaruar për “BBC” se një vendim i tillë i Suedisë erdhi pasi autoritetet mendojnë se kjo situatë do të zgjasë.
“Pandemia është një maratonë dhe jo një sprint. Është një mit i madh që Suedia nuk ka ndërmarrë hapa seriozë për të trajtuar pandeminë si vendet e tjera. Unë mendoj se çdo vend duhet të marrë masat e veta, por është një frikë e vërtetë që nëse keni masa shumë të ashpra, atëherë ato nuk mund të mbahen gjatë gjithë kohës, mbase mund të merrni një kundërveprim dhe njerëzit nuk do t’i respektojnë rekomandimet që duhet të jenë atje për një kohë me të vërtetë të gjatë derisa të kemi një vaksinë dhe derisa pandemia të ketë përfunduar. Ne nuk duam ta rëndojmë më shumë situatën.”
Suedia ka kufizuar takimet me më shumë se 50 persona dhe vizitat në shtëpitë e të moshuarve.
Në shtetin suedez kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë persona dhe kjo është një shifër e lartë nëse krahasohet me Norvegjinë për shembull, ku kanë vdekur vetëm 193 pacientë.





