Duke filluar që nga dita e mërkurë, qytetarët e Kosovës detyrohen që të përdorin maskat kiruirgjikale, si një nga masat për frenimin e koronavirusit.
Sips ministrit të Shëndetësisë, Arben Vita në masat e zgjtura deri në 4 maj do të përfshihet edhe mbajtja me detyrim të maskës për ata persona që dalim në rrugë me autorizim.
Vitia njoftoi se nga data 15 prill qytetarëve iu lejohet të dalin nga shtëpitë dhe banesat e tyre një herë në dite vetëm për 1 orë e gjysmë. Se kur do të jetë koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të numrave të parafundit të letërnjoftimeve.
Për personat e moshës nën 16-vjeç, po ashtu lejohet dalja për një orë e gjysmë, por duhet të jenë të shoqëruar nga një anëtar i familjes së ngushtë.
Ndërkohë, ministri iu bëri thirrje personave mbi 65 vjeç që të mos dalin nga shtëpitë.




