Shoferi i kamionit frigoriferik ku u gjetën të pajetë 39 emigrantë të paligjshëm ka pranuar fajin.
Maurice Robinson nga Irlanda e Veriut, i akuzuar për vrasjen e 39 emigrantëve të paligjshëm të cilët u gjetën të vdekur brenda kamionin muajin e kaluar në Essex, ka pranuar fajin dhe akuzat për trafik ilegal klandestinësh.
25 vjeçari përmes një video lidhje nga burgu “Belmarsh” në Londër, kërkon marrëveshje me organet e drejtësisë, por që nuk është pranuar.
Shoferi 25-vjeç, ka deklaruar para gjykatës se ishte palë e një organizate që bënte kalimin e emigrantë në mënyrë të paligjshme përkundrejt pagesave.





