Një aksident është regjistruar këtë të enjte në Fier.
Vizion Plus mëson se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin pranë ish-UMB.
Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm shtim të trafikut.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.






