Shënohet viktima e parë nga ethet e minjve, një 32 vjeçar nga Erseka ka humbur jetën në pavionin e infektivit, pas disa ditësh i shtruar në QSUT.
Shkak për infektimin e të riut nga virusi, i njohur edhe si ethet hemoragjike, është bërë helmimi nga ushqimi që është prekur me pare nga brejtësi.
Mjekët në pavionin e infektivit thonë se simptomat e shaqjes janë temperatura e lartë, ethet dhe dhimbjet e muskujve. Në rast të vonesës për mjekim të specializuar sëmundja mund të prekë edhe organet jetike duke u kthyer vdekjeprurëse.
Sipas specialistëve virusi gjen përhapje në vende me higjenë të ulët dhe ku ka nxehtësi të lartë. Deri më tani nuk flitet për raste epidemike ne vendin tone.
Në infektiv është edhe një person tjetër i shtruar, prekur nga ethet e minjve, por pa rrezik për jetën pasi ndodhet nën survejimin e mjekëve.





