Ministri i Jashtëm britanik, Mark Field u pezullua nga detyra pasi përdori dhunë ndaj një gruaje që protestonte për ndryshimet klimaterike.
Gruaja ndërpreu për disa minuta fjalimin e ministrit të Financave, Philip Hammond gjatë banketit të përvitshëm që u zhvillua në Londër.
Pamjet e publikuara në media, tregojnë momentin kur ministry I Jashtëm britanik kap për qafe gruan protestuese dhe e nxjerrë me dhunë jashtë godinës.
Mark Field menjëherë pas ngjarjes kërkoi falje, me argumentin se ai veproi në vend të rojeve të sigurisë pasi protestuesit mund të ndërhynin në banket.





