Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 April 2026
Vizion fokus

“Shkelën armëpushimin”, ushtria izraelite vret disa luftëtarë të Hezbollahut...

India konfirmon sulmin ndaj dy anijeve në Ngushticën e...

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan dhe...

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit! Bayerni mund...

Sulm i armatosur në një supermarket në Kiev, dy...

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani reagon: Po shqyrtojmë...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike japin...

Trump: Një “agim i ri” po vjen për Kubën

50 dite luftë, 50 miliarde $ humbje! Bilanci ekonomik...

Zbardhet krimi në Durrës, sherri banal i merr jetën...

Këshilla si të shmangni rrudhosjen e rrobave në valixhe

13 Qershor 15:44

Ka gjithmonë një gjë që e ke harruar, disa të tjera që (siç e kupton më vonë) nuk të hynë fare në punë, vendi asnjëherë nuk i nxë të gjitha. Dilemat e përhershme…dhe ja ku gjendesh, mbrëmjen para nisjes, me çantat e hapura nëpër dysheme (sa me zor gjen vend për të kaluar) dhe krevatin e mbuluar nga rrobat.

 

Përpara se stresi t’ju ketë rrëmbyer emocionet e nisjes me pushime, lexoni këshillat e ekspertëve të paketimit. Ndoshta nuk ju ofrojnë zgjidhje për çdo situatë, por për një pjesë të mirë të tyre, po.

 

Gjithsesi, valixhet jeni gjithmonë ju që duhet t’i bëni gati! Sipas ekspertëve të paketimit, as palosja në formë kuadrati, as ajo në formë ruloni, nuk garanton një rezultat pa rrudha, në rast se rrobat palosen secila më vete. Sekreti qëndron në mënyrën e renditjes njëra mbi tjetrën dhe të krijimit të asaj që ata e quajnë “qendra”. Le ta shpjegojmë më konkretisht:

Fillimisht siguroni një vend të sheshtë e me hapësirë të konsiderueshme, që mund të ishte shumë mirë krevati juaj.

Si qendër do të shërbente shumë mirë një jastëk në formë katrore ose drejtkëndore (ose një nga ata me fryrje për në plazh), apo një çantë tualeti që duhet ta mbushni fillimisht me gjëra të tjera, si çorape, rroba banje, ndërresa të tjera, etj, madhësia e të cilave varion në bazë të përmasave të valixhes suaj.

Filloni të vini të gjitha veshjet njëra mbi tjetrën, në formë shtresash, duke u kujdesur që ta sheshoni mirë secilën, sipas formës së vetë natyrale.

 

Renditja është kjo: të parat xhaketat, pastaj fundet e gjata apo fustanet, bluzat me mëngë të gjata, bluzat me mëngë të shkurtra, pantallonat e gjata, pantallonat e shkurtra. Mbi këto të fundit vendosni “qendrën”.

Xhaketat dhe këmishët paketohen gjithmonë të mbërthyera.

Këmishët vendosen me pjesën e kopsave sipër, ndërsa xhaketat në mënyrë të kundërt, me pjesën e kopsave jashtë.

Mëngët e xhaketës duhet të palosen në mënyrë diagonale, duke krijuar një formë X-je me bustin.

Filloni të mbështillni veshjen e shtresës së sipërme rreth qendrës e vijoni më pas deri në veshjen e shtresës së fundit.

Mos përfshini në këtë lloj paketimi veshje që do t’ju duhen gjatë udhëtimit.

 

Qeset e vakumit mund të reduktojnë hapësirën (jo të gjithë ekspertët bien dakord në këtë pikë), por nuk këshillohen për të paketuar çdo lloj veshjeje, sepse shkaktojnë shumë rrudha. E mira është të përdoren për veshje që nuk rrudhosen, ose edhe në rast të tillë, nuk përbëjnë shumë problem, si p.sh. rroba banje, peshqirë plazhi, çorape, etj. Dhe gjithmonë duhet pasur parasysh kthimi: A do të keni një fshesë me korrent në dispozicion?

Në fund, fiksoni gjithçka me shiritat e brendshëm të valixhes, përndryshe puna juaj do të ishte e kotë.

Ndërsa lexoni, mund t’ju duket aq e komplikuar sa nuk do t’ia vlente ta merrnit mundimin, por me kalimin e kohës procesi bëhet shumë i thjeshtë dhe rezultati do t’ju shtyjë ta bëni sërish./Living

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
rroba Rrudha

Nga e njëjta kategori

Netët e Klipit – Java e Tretë

më shumë...

Bëni kujdes me ta, këto shenja Horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

më shumë...

Vetëm 20 minuta jashtë në mëngjes mund të transformojnë trurin tuaj, ja pse ky zakon ndryshon gjithçka

më shumë...

“Merr kohë për veten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

“Shkelën armëpushimin”, ushtria izraelite vret disa luftëtarë...

7:06

India konfirmon sulmin ndaj dy anijeve në...

6:57

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret...

6:41

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit!...

6:09

Sulm i armatosur në një supermarket në...

6:00

Netët e Klipit – Java e Tretë

5:44

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:33

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani reagon:...

5:28

Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat...

4:57

Trump: Një “agim i ri” po vjen...

4:33

La partnerin për të, Indri i jep...

4:12

50 dite luftë, 50 miliarde $ humbje!...

3:40

Përplasi me makinë këmbësorin në “Qafë-Kashar”, vdes...

3:33

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, shpallet...

3:22

“Miss Shqipëria” në Vizion Plus, një rrugëtim...

2:43

“Mendoja se do kisha të bëja me...

2:26

Monodramë për Nënë Terezën, vepra nga regjisori...

2:12

“Kam folur me babain e tim biri...

2:11

Mashtrimi nga “call center-at”, si funksionon skema...

2:04

Punëtorë nga India në Shqipëri, ambasadori indian:...

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • “Soni shkon në club, unë në festivale”, Jonida M...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.